Page 85 - Demo
P. 85
Gjergj Fishta konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Ai ka lëvruar të gjitha gjinitë letrare, duke shkruar vepra epike, lirike e dramatike. Ky shkrimtar i ofroi lexuesit shqiptar epopenë kombëtare të “Lahutës së Malcis”, e cila karakterizohet nga nota të forta himnizuese, por shkroi dhe lirika të mrekullueshme si në përmbledhjet “Mrizi i Zanavet” dhe “Vallja e Parrizit”, satira therëse si “Anzat e Parnasit” e “Gomari i Babatasit”. Karakteristikë e veprës së Fishtës, është mbështetja e madhe në krijimtarinë popullore dhe përdorimi i të folurit të popullit. Gjergj Fishta (1871-1940)Jeta dhe vepraGjergj FishtaMomentet kryesore të jetës së FishtësGjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës, më 23 tetor 1871. Kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famullitarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Në vitin 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Në vitin 1886 shkon për studime në Bosnjë ku studion për filozofi dhe teologji. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe “Ushtrimet e para poetike”. Në vitin 1893 i përfundoi studimet shkëlqyeshëm dhe menjëherë nisi punën si mësues në Troshan.Në vitin 1902, Fishta emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër, gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Në vitin 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”, në të cilin u zgjodh kryetar i komisionit të hartimit të alfabetit. Ai përjetoi ngjarje të rëndësishme historike për atdheun, siç ishin shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Lufta Ballkanike dhe Konferenca e Ambasadorëve. Reagimet e tij ai i shprehu në shkrimet publicistike që i botonte në revistën “Hylli i dritës”, revistë letrarokulturore, të cilën e themeloi në tetor të vitit 1913. Gjatë pushtimit austriak, Fishta botoi gazetën “Posta e Shypnisë” (1916-1917). Në vitin 1916 themeloi, bashkë me Luigj Gurakuqin, “Komisinë letrare”, një shoqëri gjuhësore dhe letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare, si dhe ngritjen lart të vlerave të mëdha të saj.Gjatë viteve 1919-1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës dhe më pas zgjidhet nënkryetar i parlamentit shqiptar. Si nënkryetar i Parlamentit, kreu veprimtari të dendur politike. Mori pjesë në Revolucionin e Qershorit të vitit 1924 dheë pas dështimit të tij, vitet 1925 e 1926 i kaloi në Itali. Ndërkohë, krijoi, botoi e ribotoi pareshtur. Në Romë u emërua lektor jubilar në teologji e filozofi dhe mori titullin e lartë Honoris Causa. Vdiq më 30 dhjetor 1940 në Shkodër dhe u varros po aty me nderime të mëdha. Shtëpia ku ka lindur Gjergj Fishta.83

