Page 86 - Demo
P. 86


                                    Veprimtaria letrare Gjergj Fishta u formua në periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare dhe është vazhdues dhe shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri në vitin 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atij viti ai bëhet bashkëthemelues dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Përjetimi dhe pjesëmarrja aktive e tij në ngjarje të rëndësishme historike do të jenë një shtysë e madhe për krijimtarinë e tij. Më 1904, arrin të botojë këngët e para të “Lahutës së Malcis”, kryevepër e poezisë epike shqiptare. \të botohet e plotë më vonë, në vitin 1937. Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset”; më 1913 “Mrizi i Zanavet”. Gjergj Fishta është shkrimtari që i lëvroi të tria gjinitë. Ai shkroi epos, por shkroi dhe lirikë, shkroi drama, tragjedi dhe satirë. Ndre Mjeda, Gjergj Fishta dhe Luigj GurakuqiFishta si poet lirik Përmbledhjet “Mrizi i Zanavet” dhe “Vallja e Parrizit”, paraqesin vlerat e mëdha që ka Fishta si poet lirik. “Mrizi i Zanavet” është një përmbledhje që përfshin brenda saj një sërë poezish të cilat kanë si temë përbashkuese atdheun. Në poezitë: “Himni i flamurit kombëtar”, “Shqipnisë”, “Shqipnia e lirë”, “Gjuha shqipe”, “Nji gjamë desprimit”, “Surgite, mortui” (Çohi të vdekun!) etj., Fishta i thur himn bukurisë së vendit, gjuhës, historisë së lashtë, vlerave shpirtërore.  Në këto lirika Fishta thur me nota romantike vargje që sintetizojnë ndjenja të tilla, si: dashuria dhe adhurimi për vendin e tij. Në këto lirika, shfaqet jo vetëm adhurimi për vendin, por edhe për njerëzit me vlerat e tyre identifikuese, si: besa, nderi, burrëria. Një nga poezitë më të bukura lirike të kësaj përmbledhjeje i kushtohet gjuhës shqipe. Vargjet kushtuar gjuhës karakterizohen nga një ndjeshmëri e lartë e poetit ndaj asaj që i përbashkon të gjithë shqiptarët dhe që sintetizon brenda saj vlerat identifikuese.Në këtë lirikë Fishta flet nga njëra anë për delikatesën që mban brenda saj gjuha “porsi i ambli flladi i erës”, por nga ana tjetër edhe forcën “porsi gjàma e rrfès zhgjetare” që përmban ajo. Lirikat me tematikë patriotike, që përbëjnë pjesën më të madhe, karakterizohen nga një ligjërim herë himnizues, moralizues, didaktik e herë nga një ligjërim ironik, vajtues e dëshpërues.Lirikat “28 Nanduer 1913”, “Nji gjamë desprimit” dhe “Surgite, mortui (Çohi të vdekun!)” janë të karakterizuara nga një ngarkesë shumë e madhe emocionale. Idealet, shpresat janë thyer. Vendin e tyre e ka zënë dëshpërimi, vuajtja dhe dhimbja për atë që i ndodhi vendit të tij.84
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90