Page 87 - Demo
P. 87


                                    Ndër lirikat e Fishtës dallohen edhe ato të fetare, të cilat shpërfaqin besimin fetar dhe mbështeten në motive biblike. Në to ndihet prirja diku mistike, e mistershme, por është i fortë qëndrimi autorial. Të këtij grupi janë lirikat “Gurrave të Jordanit”, “Kataklizimi i rruzullimit”. Në këto poezi ndihet një lloj shkrirjeje e prirjes filozofike dhe etike.Në tërësinë e poezive lirike të Fishtës dallohet dhe një grup tjetër ku mbisundon botëkuptimi filozofik. Në këtë grup përfshihen lirika, si: “Nji lule vjeshtet”, “Deka e burrnija” etj.Një lirikë e një lloji krejt tjetër është lirika “Burrnia”, e cila duket se sintetizon brenda saj unitetin dhe përballjen e të kundërtave, vdekja dhe jeta. Vdekja paraqitet si e tmerrshme, ajo merr ç’t’i dalë përpara, duket se është e paepur. Merr foshnjat, djemtë e rinj. Nuk pyet as për mbretër, as për papë. Vetëm burrnia ia del ta ndalë. Kjo lirikë është e përbërë nga 16 strofa: 5 strofat e para shpërfaqin imazhin e vdekjes, 5 strofat e dyta paraqesin forcën e saj për të triumfuar mbi jetën, 5 strofa prezantojnë burrërinë për të përballur këtë raport jetë-vdekje. Kjo lirikë ka edhe një strofë të fundit, të gjashtëmbëdhjetën në të cilën thuhet: “Vetëm Burrnia - një Burrni çelike/ Asaj i rrëshqet dore.” Ndonjë studiues e ka konsideruar këtë lirikë edhe “si më e para vepër ekzistencialiste në letërsinë shqiptare”.Një lirikë shumë e fuqishme, që ka nxitur shumë diskutime, është lirika “Nji lule vjeshtet”, e cila nga shumë studiues është konsideruar si e veçantë dhe ndryshe nga krijimet e tjera të Fishtës. Kjo lirikë është parë si një kërkim i identitetit, të cilin autori e ka gjetur në letërsi, si një shpëtim. Studiuesit e kanë parë si një poezi që buron nga dhimbja, por janë ndarë njëri nga tjetri për sa i përket subjektit të cilit i kushtohet. Ka pasur nga ata që ia kanë adresuar vëllait të vrarë, nënës së poetit, por duke u nisur nga petku fetar i Fishtës është shmangur ideja e një femre. Kjo poezi mund të jetë nxitur nga imazhi i një femre të vërtetë, por mund të jetë edhe thjesht një përkushtim ndjesor ndaj idesë së bukurisë. Dilemat nëse është poezi kushtuar dikujt apo projektim imagjinar, tregojnë se ajo mund të ketë lexime të ndryshme. N’atë rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshëmTash pluhun je. Aty dy sy t’janë errunKu qiella prirej me sa hana e diellaTërthores s’epër M’sharte vrejn t’njerzimitFishta si dramaturgFishta lëvroi me sukses edhe gjininë e dramës. Ai shkroi tragjedi, komedi, melodrama. Fishta ishte njohës shumë i mirë i dramaturgjisë greke, e kjo vërehet në faktin se ai shkroi drama të cilat i marrin shtysat prej saj. Kjo vihet re në veprat “Odiseu” dhe “Efigenia n’Aulli”. Gjithashtu ai ishte njohës shumë i mirë i Molierit, ndaj ai përshtati e rishkroi veprat “I ligu për mend”, “Gjok Tarçuku”, “Mjek përdhuni” dhe “Dredhitë e Patukut”. Ndërsa në shkrimin e veprës “Juda Makabe”, ai pati një shtysë dhe një ndikim shumë të madh nga Shekspiri për sa i përket stilit. Përkthimet e pjesëve komike të Molierit prej Fishtës, kërkuan një punë shumë të madhe për t’i përshtatur në gjuhën e traditës shkodrane të të shkruarit.Të shkruarit dramë, një nevojë e kohës. Veprat dramatike të Fishtës janë shkruar me një qëllim të parapërcaktuar. Këto vepra duhet të shihen të pashkëputura nga konteksti kohor, qëllimet historike e fetare. Shpesh ato janë shkruar me synimin për t’i shërbyer njohjes së dramaturgjisë në nivel arsimor. Si në rastin e veprës “Të kthyemit e Uliksit në Itakë”, e cila u vu në 85
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91