Page 88 - Demo
P. 88


                                    skenë në Kolegjin Françeskan të meshkujve, si dhe “Ifigenia n’Aulli”, të cilën në botim e shoqëron me shënimin për Institute femnore të Shqypnis, duke e shprehur qartë se janë tekste për t’u shërbyer shkollave. Edhe “Shqiptarja e qytetnueme” (1929) është vepër e porositur nga Instituti i Motrave Stigmatine për 50- vjetorin e krijimit. Melodrama “Shën Françesku i Azisit” ishte e porositur për 700-vjetorin e themelimit të Urdhrit Françeskan, ndërsa melodramën “Luigji Gonzaka” Fishta e shkroi për Kolegjin Saverian, me rastin e 200-vjetorit të kanonizimit të këtij shenjti. Një numër i madh i veprave dramatike të këtij shkrimtari, i merr subjektet nga burime fetare dhe trajton në to ngjarje dhe figura të njohura në fushën e religjionit, kjo edhe si rrjedhojë e vokacionit të tij fetar. Pjesë me temë fetare, të shkruara nga Fishta, janë: “Barijt e Betlehemit”, “Shën Françesku i Azisit”, “Shën Luigji Gonzaka” etj. Shfrytëzimi i subjekteve fetaro-biblike, ritrajtimi ose thjesht ndikimi prej tyre, duke u dhënë një formë plotësisht letrare, është i njohur në gjithë letërsinë botërore, veçanërisht në rastin e Dantes, Gëtes, Shilerit etj. Në këto vepra Fishta mori si model edhe Dramat e Mistereve e Mrekullirave që ishin drama me temë fetare, të cilat kishin për subjekte ceremonitë kishtare dhe ngjarje të mara nga subjekte biblike.Përzgjedhja e subjekteve, edhe kur janë nga burime fetare, nuk është aspak e rastësishme, por e menduar në mënyrë që të riaktualizohen me situatën që kalon Shqipëria, gjë e cila vihet re veçanërisht në veprën “Juda Makabe”. Në këtë vepër shtjellohen çështje me nuanca të qarta të situatës politike aktuale. Me të Fishta krijoi një model të vërtetë për zhvillimin e llojit letrar të dramës.Mënyra e aktualizimit të subjekteve dhe gjuha me të cilën rikrijohen bëjnë që këto vepra të kenë vlera plotësisht origjinale. Gjuha e përdorur është një përpjekje për t’iu larguar asaj të shkrimeve fetare, është mjaft poetike dhe shumë e përpunuar. Stili i shkrimit të këtyre dramave është një përzierje e stilit klasik me atë të krijimeve popullore. Vargu bëhet herë mjaft i stërholluar dhe i dendur me figuracion, e herë është krejt i thjeshtë e i drejtpërdrejtë. Në pjesët e ndryshme dramatike të shkruara nga Fishta, vihet re edhe ndikimi nga legjendat popullore. Melodrama është një nga llojet dramatike më të lëvruara nga Fishta. Melodramat e tij janë një përzierje e ngjarjeve historike, e burimeve mitologjike, e gojëdhënave duke dhënë mesazhe të qarta kombëtare. Fishta ka shkruar melodramat “Shën Françesku i Azisit” (vënë në skenë në vitin 1909), “Shqiptari i qytetnuem”, më vonë botoi “Shqiptarja e qytetnueme”, “Luigji Ganzaka” dhe “Jerina, Mbretnesha e luleve”. Melodramat e Fishtës shfaqin shpesh përpjekjen për dhënien e mesazheve edukative, për ruajtjen e etnisë e zhvillimin e vlerave të kombit.Në veprën “Shqiptarja e qytetnueme” të Fishtës, gjejmë bashkëbisedimin e qenieve njerëzore me qeniet e mbinatyrshme, si zana e shtojzovalle. Bashkëbisedimi i Siles, vajzës 13-vjeçare shkodrane, me Orën e Shqypnisë te “Shqiptarja e qytetnueme” shfaq synime të qarta edukative. Ora e Shqypnisë: Po a shqyptare je, moj bijë? Silja: Po shqiptare/N’at mollë Shkodre, n’krye t’Gegnisë’/Prej kahë sparit Shqyptaris/Zu me i shndrit Hylli i Lirisë.Në qendër të dramës “Efigenia n’Aulli” qëndron figura femërore e Efigenisë, ndërtuar me një fisnikëri sjelljeje të dallueshme, ndonëse gjendet para një fati të tmerrshëm siç është pakthyeshmëria e domosdoshmërisë së flijimit të saj. Te tragjedia e Fishtës, ndonëse krijohet një konflikt më i fortë me veten dhe me të tjerët në figurën e heroinës, në përputhje me llojin letrar të tragjedisë të cilin ai e përcakton që në fillim, në fund fjalët e saj jepen me nota të forta epike e himnizuese. 86
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92