Page 89 - Demo
P. 89


                                    Studim tekstiEfigenia është një heroinë që shfaqet si grua me tiparet e saj dalluese, por edhe si vajza e dikujt dhe, mbi të gjitha, si një njeri me një qëllim më të lartë për vendin e vet. Shpirti i Fishtës tepër epik në shumë vepra, në këtë tekst shfaq lirizëm, por jo të theksuar, që transmetohet në ndjenja më të matura dhe më përgjithësuese, pa shkuar në gjendje shpirtërore të trishtuara, melankolike. Ai krijon një heroinë me një zemër me ndjesi të mëdha, por me një shpirt të ndjeshëm. Në vitin 1940 Fishta botoi melodramën “Jerina mbretnesha e luleve”. Ajo është një vepër me subjekt origjinal të mbushur me figura simbolike që i japin nota të dukshme lirike. Në këtë vepër ai arrin t’i largohet përditshmërisë së gjuhës dhe realizon një gjuhë mjaft të latuar, kjo dhe si rezultat i kohës së gjatë që u mor me shkrimin e saj. Shtysa e parë për të realizuar veprat e ndryshme dramatike të Fishtës mund të ketë qenë vërtet për arsye religjioze, kombëtare si dhe shpesh didaktike, por përtej kësaj fillese Fishta arriti të krijojë një eksperiencë letrare në fushën e dramaturgjisë, madje të krijojë disa modele të përpunimit të gjuhës dramaturgjike, të cilat janë shumë të vlerësuara për arritjet që sollën. Veprat e dramaturgjisë së Fishtës u vunë në skenë gati për tridhjetë vjet. 1. Fishta jetoi në një periudhë të mbushur me ngjarje të rëndësishme historike për kombin. Si ndikuan ato në zhvillimin e një krijimtarie të larmishme në lloje, gjini dhe drejtime letrare?2. Në krijimtarinë letrare të Fishtës evidentohen elemente të romantizmit, realizmit dhe klasicizmit. Ç’dëshmon kjo?3. Ndërtoni një hartë mendimi me veprat e Fishtës, duke i klasifikuar ato sipas drejtimit letrar, llojit, gjinisë dhe tematikës. 4. Lirika “Një lule vjeshte” ka nxitur shumë interpretime. Çfarë ju sugjeron titulli? Cilat janë motivet e trajtuara në poezi? Kujt i kushtohet poezia “Një lule vjeshte”? 5. Çfarë teme trajton lirika “Burrnia”? Ç’mesazh ka dashur të përcjellë autori?6. Cilat ishin shtysat joletrare që e nxitën Fishtën të lëvronte gjininë dramatike?7. Nga vepra dramatike e Fishtës, veçoni ato më të njohurat. Çfarë karakteristikash vërehen te këto vepra? 8. Cilat ishin burimet që Fishta “shfrytëzoi” për të marrë subjektet e veprave të tij dramatike? A gjejmë raste të tjera në letërsinë botërore që i marrin subjektet e tyre nga burime fetare?9. Gjuha dhe stili i përdorur në veprat e tij dëshmojnë nga njëra anë njohjen e letërsisë gojore shqiptare si dhe asaj klasike evropiane, por nga ana tjetër nxjerrin në pah talentin, mendjemprehtësinë, ndjeshmërinë e lartë, origjinalitetin krijues të shkrimtarit. Argumentoni, përmes krijimeve të tij, ekzistencën e këtyre vlerave.10. Shpesh krijimtaria e Fishtës nxitet nga arsye joletrare. Ajo synon edhe funksione të tjera të larta, atdhetare dhe sociale, të cilat i mvishen funksionit primar, atij artistik e estetik. A ndikon kjo në nivelin artistik të krijimtarisë së tij? Detyrë 1. Si shkrimtar, Fishta himnizoi Shqipërinë dhe shqiptarët, por njëkohësisht pati guximin t’i drejtonte shigjetat e kritikës nga problematikat e kohës. Kjo qasje ndaj realitetit solli një qëndrim të ashpër (për një periudhë gjysmëshekullore) kundrejt figurës së tij. Sillni në klasë informacione që dëshmojnë përpjekjen për të lënë në harresë krijimtarinë e tij.87
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93