Page 90 - Demo
P. 90
Koha e shkrimit dhe e botimit të “Lahutës së Malcis” Fishta filloi ta shkruante “Lahutën e Malcis” në vitin 1902. Këngën e parë, të titulluar “Te ura e Rrzhanicës” e botoi të shkëputur më 1905, më pas në vitin 1907 botoi këngën e dytë, “Oso Kuka”. Këto këngë dhe të tjera do t’i botojë në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë, në një libër me 16 mijë vargje me titull “Lahuta e Malcis”. Në këtë mënyrë Fishtës iu deshën 35 vjet për ta shkruar këtë vepër, kohë gjatë së cilës ai e ndryshoi, e përpunoi, në përputhje edhe me ngjarjet politike që ndodhnin në vend. Gjatë kësaj periudhe ndodhën Kongresi i Manastirit, Kryengritja e përgjithshme për Pavarësi, Rrethimi i Shkodrës, Lufta e Parë Botërore, Konferenca e Paqes në Paris, hapja e punimeve të parlamentit të parë shqiptar, Revolucioni i vitit 1924 etj. Poema përmban 16 838 vargje, të organizuara në tridhjetë këngë. ANALIZË E VEPRËSLahuta e Malcis …Fishta zë fill me njësinë e vogël të fisit për të mbaruar te njësia më e madhe e kombit, ia fillon me bariun e moçëm Marash Ucin dhe mbërrin tek Abdyl Frashëri në Lidhjen e Prizrenit. Duket qartas përpjekja e tij që të zgjerojë dalëngadalë botën në një brendi më fort nacionale, të ngrejë kështu veprën në sferën kombëtare. Kështu vepra e tij ka marrë karakterin e një eposi kombëtar… duke qenë njëkohësisht në një farë kuptimi edhe një epos ballkanik. Një dritë jete homerike shkëlqen mbi veprën e tij: si në dukje të zanave që u përngjajnë Dianës e Atenës…Eqrem ÇabejQëllimi për të cilin u shkrua vepraNë kohën kur Fishta filloi të shkruante “Lahutën e Malcis”, Shqipëria kishte 5 shekuj e pushtuar. Kjo i kishte bërë shqiptarët të humbnin shpresën, të mos besonin te forcat dhe vlerat e tyre për të ndryshuar fatin e tyre. Ai kërkoi të nxiste me vargjet e veprës së tij ndërgjegjësimin, që shqiptari të bëhej i vetëdijshëm për origjinën e tij për të cilën duhej të ishte krenar, për forcën që kishin treguar paraardhësit në ruajtjen e trojeve. Lahuta është vegla muzikore arkaike me të cilën malësori i këndonte trimërisë së heronjve, gëzimeve dhe hidhërimeve të jetës, ndaj Fishta e vendosi atë në titullin e veprës së tij. Fishta e shkroi “Lahutën e Malcis”, me synimin që shqiptarët të njihnin rrënjët e veta të lashta dhe të krenoheshin me to. Në veprën e tij, ai zbulon origjinën e lashtë të kombit nga këndvështrimi mitologjik, nëpërmjet risjelljes së mitit ilir. Gjithashtu, ai rrëfen rrugëtimin e vështirë e të përgjakshëm historik nëpërmjet ngjarjeve të lavdishme historike. Nëpërmjet zbulimit të rrënjëve të lashta të kombit, si dhe nëpërmjet përshkrimit të rrugëtimit të lavdishëm që kishte kaluar kombi, synohej lartësimi i ndjenjës kombëtare, por ishte edhe një përgjigje për politikat shoviniste të fqinjëve, të cilët synonin copëtimin e trojeve shqiptare. Trualli ku jetonin shqiptarët ishte ai i paraardhësve të tyre, ilirëve, ndaj ia vlente çdo lloj sakrifice për ta mbrojtur atë qoftë kundër synimeve ekspansioniste të fqinjëve, qoftë ndaj synimeve për ta mbajtur nën pushtim të Perandorisë Osmane. Sa më shumë të njohësh rrënjët, prejardhjen e kombit dhe historinë e tij, aq më shumë e do atë dhe aq më shumë do të jesh i gatshëm të sakrifikosh për ruajtjen e tij; ky është mesazhi artistik i poemës. Nëpërmjet endjes letrare të shembujve të heroizmave të treguar ndër shekuj dhe në momentet historike bashkëkohore, kërkohej nxitja e dashurisë për atdheun. “Lahuta e Malcis” vlerësohet në mënyrë të veçantë për përcjelljen e vlerave etnografike të popullit shqiptar. Poema paraqet jetesën, traditat, psikologjinë, filozofinë e të menduarit të 88

