Page 91 - Demo
P. 91
jetës dhe botës shqiptare. Në këtë mënyrë synohet nxitja e ndjenjës së krenarisë dhe vlerësimit për veten. “Tash qi àshtbà Shqypnija, duen perbà Shqyptarët,” − shkruan Fishta për veprën e tij. “Lahuta e Malcis”, eposi kombëtar“Lahuta e Malcis” është një vepër me vlera të papërsëritshme. “Lahuta e Malcis” është poemë epiko-lirike që rrëfen për fatin e shqiptarëve dhe për luftën e tyre për mbrojtjen e trojeve etnike dhe mëvetësi. Ajo është modeli i eposit poetik kombëtar, ashtu si vetë Fishta e ka quajtur. Fishta i kishte vënë vetes qëllim që me këtë vepër t’u jepte shqiptarëve atë që i mungonte një eposi kombëtar. Ai synonte të krijonte një vepër që do t’i ngjante dhe do të luante rolin që kishin luajtur eposet në letërsitë e tjera. Në qendër të veprës është konflikti mes shqiptarëve dhe sllavëve, por në të përshkruhet edhe konflikti mes shqiptarëve dhe pushtuesve osmanë ndonëse ky konflikt është më i sfumuar. Madje në momentin kur Perandoria Osmane është në rënie e sipër dhe sllavët po përfitojnë nga ky moment për të arritur qëllimet e tyre grabitqare ndaj trojeve shqiptare, tentohet të identifikohen shqiptarët me turqit (duke u nisur nga besimi). Konflikti i parë ishte një konflikt i ngulitur thellë ndër shekuj, reflektuar edhe në bazë të eposit të kreshnikëve. Fishta ndalon tek identifikimi i shqiptarëve me turqit dhe sqaron mirë duke e përgënjeshtruar këtë gjë. Poema është e përqendruar në tri momente të rëndësishme historike:lufta e shqiptarëve kundër malazezëve dhe beteja e Vraninës (kënga I-V);ngjarjet që ndodhin në kohën kur zhvillohet Kongresi i Berlinit dhe Lidhja e Prizrenit (kënga VI-XXV);Konferenca e Ambasadorëve në Londër, e cila vendos kufijtë e shtetit shqiptar duke lënë jashtë tyre një pjesë të madhe të trojeve shqiptare (kënga XXVI-XXX). Në vepër janë të përshkruara një sërë ngjarjesh historike, si: vdekja e Oso Kukës, beteja e Nokshiqit, Lidhja e Prizrenit, vrasja e Mehmet Ali Pashës etj. Të gjitha faktet historike legjendarizohen. Kjo vepër epikohistorike do të luajë rol ndërgjegjësues dhe nxitës, tipike për letërsitë e kombeve që nuk kanë zgjidhur akoma çështjet kombëtare. Faktet historike shkrihen me figura dhe ngjarje ireale, imagjinare. Bota fiktive është krijuar në mënyrë të tillë që të vendoset në funksion të vetëdijes historike. Realiteti imagjinar dhe ai historik shkrihen njëri me tjetrin duke krijuar një realitet që lidhet sa me një kohë të caktuar historike, aq edhe shfaqet si frymë, si trashëgimi, si shpirt mbikohor. Fishta i drejtohet mitologjisë ilire, sepse ajo përfaqësonte origjinën, shpirtin autentik të pandryshueshëm dhe të dallueshëm. Njerëzit kanë ndërveprim të vazhdueshëm me orë, zana, shtojzovalle, floçka, kuçedra, dragonj, lugetër, shtriga e magjistarë. Orët dhe zanat janë krah për krah me shqiptarët për të vendosur për fatin e tyre. …\Fishtës, jo vetëm se ka rëndësi në pikëpamje artistike, por edhe pse ajo, por si vena e mirë, sa ma shumë vjet që të kalojnë aq ma vlerë merr, duke qenë se ajo është pasqyra, magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave, e përpjekjeve, e luftës dhe vdekjes së shqiptarëve: me një fjalë, Lahuta asht shprehja më e qartë e dokeve të fshatarëve, banorëve të Maleve të Veriut. E prej se doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm ka për t’ia ditë për nder më dhjetë a qind vjetët e ardhshëm Poetit...Maksimilian Lamberc Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar, ky është si të thesha “monopoliteti” gjenetik i artit të Fishtës, kështu do t’i thesha me dy krahasime paralele gjithë poezisë që na ka falur ky vigan i kombit…Lasgush Poradeci89

