Page 92 - Demo
P. 92
Ngjashmëritë e “Lahutës së Malcis” me eposet greke (eposet homerike)Studiuesit gjejnë elemente ngjashmërie mes \Fishta krijoi një vepër të gjatë, duke imituar gjatësinë e eposeve homerike.Rrëfimtari është një narrator objektiv, tipik i llojit të eposit. Epopeja ka karakter objektiv, ngre lart vlerat dhe historinë e një kolektiviteti. Në vepër përzihen figura mitologjike me figurat njerëzore. Figurat mitologjike janë pjesë e mitologjisë ilire.Fishta u jep figurave mitologjike të njëjtën vlerën dhe të njëjtat role që u jepte atyre Homeri. Fishta e thërret Zanën, si muzat dikur Homeri, që ta nxitë në punën e tij krijuese: Eja e t’kndojmë, oj Zana e malit,/ Eja e t’këndojm më Lahutë t’Malcis’Orët dhe zanat në poemën “Lahuta e Malcis” ndërhyjnë në jetën e personazheve, në mendimet dhe veprimet e tyre, njësoj si ndërhynin perënditë në jetën e njerëzve në “Iliadë” dhe “Odise”. Përshkrimi i këtyre figurave mitologjike ngjan me përshkrimin e figurave mitologjike në eposin homerik. P.sh., përshkrimi i kuçedrës i ngjan përshkrimit të Polifemit te Odisesë. Por, në anën tjetër, vihen re shumë ndryshime:Eposi i Fishtës paraqet ngjarje historike të njohshme, dhe jo të largëta, madje bashkëkohore me jetën e shkrimtarit, ndryshe nga eposet greke ku flitet për të shkuarën shumë të largët, të pacaktuar.Në eposet homerike, heroi kryesor është i ravijëzuar dukshëm. Ndërsa në veprën e Fishtës ndihet mungesa e një heroi kryesor të këtij formati. Receptimi i veprës. \lehtë përmendsh. Shumë malësorë në kohën e Fishtës dinin përmendsh këngë të tëra të veprës dhe i recitonin ato. Në kohën kur shumë shqiptarë nuk dinin shkrim e këndim, kjo rriste numrin e atyre që e njihnin veprën. Vepra e Fishtës është ndërtuar sipas modelit të krijimeve popullore të paramenduara për t’u kënduar me lahutë në zonat e malësisë. Vepra është shkruar në vargje 8-rrokëshe, element formal që i jep pamjen e një krijimi popullor. Poema është e ndarë në këngë. Dhe përmendja që në titull e veglës muzikore të lahutës e lidh poemën me këngët popullore të kënduara me lahutë. Këngët sipas traditës këndohen për t’i thurur lavde dikujt, por edhe për të turpëruar dikë që kishte kryer veprime të këqija. Në këtë mënyrë, në mendësinë shqiptare, këngës i njihej një vlerë shumë e madhe. Lahuta është vegla me të cilën këndohej eposi i kreshnikëve. Rapsodët popullore me të i këndonin historisë së tyre, zakoneve, dokeve, dhimbjeve që i identifikojnë. Vepra e Fishtës pati një ndikim të madh tek ata që mund ta lexonin, por dhe tek ata që e dëgjonin nga të tjerët. Atë Fishta është marrë me secilën gjini letrare dhe në të gjitha ka qenë i suksesshëm. Mirëpo, jashtë Shqipërisë ai është i njohur vetëm si autor i “Lahutës së malcis” – një epope pastorale e kalorësiake, përkthimi gjerman i së cilës, i botuar në Lajpcig para disa vitesh, të lë një përshtypje të dobët, meqë nuk ka qenë e mundur të përkthehet muzika e ritmit të Fishtës dhe koloriti i tij verbal. Faik KonicaAi hyri aq thellë në shpirtin e këngëtarëve, të maleve shqiptare dhe diti të karakterizojë në mënyrë të dhimbshme dhe të sigurt artin, botën ideale [...]të gjitha veglat e armët e rapsodëve që gjenden edhe ndër më të skajshmet krahina të maleve. Vetëm ai që gjendet në mes të kësaj bote mund të ndiente aq thellë zemrën e të rrahmen e diellit të këngëtarit kombëtar shqiptar, mund të kuptonte aq mirë e qartë mendimin e tij.Norbert Jokli90

