Page 93 - Demo
P. 93
Shqiptarët brenda kufirit, por edhe jashtë tij, kishin gjetur veten në vargjet e Fishtës, psikologjinë, historinë, zakonet e tyre identifikuese. Ata kishin gjetur te Fishta shenjat e dallueshme që i bashkojnë si një komb dhe i dallojnë nga të tjerët. Shkrirja e mitologjisë me historinë. Në poemë ndodh të këmbehen ngjarje historike me ngjarje të trilluara. P.sh., në këngën e XVI “Kuçedra”, flitet për luftim mes dragonjve që mbrojnë interesat e shqiptarëve dhe kuçedrës që është simbol i së keqes. Për shqiptarët, dragonjtë janë simbol me të cilin e krahasonin veten dhe si figura me të cilët lidhnin edhe prejardhjen e tyre. Luftojnë shqiptarët me ushtrinë e Knjaz Nikollës të Malit të zi, luftojnë dhe Kuçedra me dragonjtë. Lufta mes kuçedrës dhe dragonjve simbolizon luftën universale mes së mirës dhe së keqes, ku sigurisht e mira fiton. Ashtu si lufta e shqiptarëve simbolizon të mirën dhe të drejtën, ndaj ata duhet të fitojnë me çdo kusht. Në këngën e XXV, Zana e Madhe lidh dhe torturon Orën e Durmitorit duke i marrë hakun Tringës që është vajzë shqiptare.Heronjtë e Fishtës Heronjtë e Fishtës janë nga të tëra anët e trojeve shqiptare. Kur atdheu ka nevojë, të gjithë, gegë apo toskë, nga fise dhe krahina të ndryshme duhet të bashkohen për t’i dalë zot vendit të tyre. Fishta shkruan: e m’atëherë, shka a’ Toskë e Gegë,t’mblidhen tok si kokrrat n’shegëe t’ia apin Turkut t’shtymen:Qi s’ndërron vesin, veç se qymenPersonazhet e Fishtës janë përfaqësues të tri besimeve, kjo me synimin që besimi fetar nuk i ndan shqiptarët kur bëhet fjalë për atdhetarizëm. Formula themelore e tij ishte Atmè e Fè.Pse si t’k’shtenë, si muhamedanë,Shqipërinë sbashkut t’gjithë e kan;E prandej t’gjith do t’qindrojmë,Do t’qindrojnë e do t’luftojmëShqiptarët i bashkonin shumë gjëra, i bashkonte: atdheu, kombësia, gjuha. Feja që i dallonte nuk kishte pse i ndante.Te heronjtë e Fishtës sintetizohen karakteristikat më të mira fizike dhe shpirtërore të shqiptarëve. Ata janë trima të fortë dhe të guximshëm. Shqiptari nuk i është nënshtruar kurrë pushtuesit dhe ka luftuar për vendin e tij deri në pikën e fundit të gjakut. Dèr sa t’jemi gjallë me kokë,Me eshtna t’onë, po, na ShqypnisNji murojë kem’ per t’i a vùNë këtë vepër Fishta ka futur në ndërveprim njëri me tjetrin tre lloj personazhesh. Janë heronjtë e krijuar sipas shëmbëlltyrës historike, si: Oso Kuka, Ali Pashë Gucia, Abdyl Frashëri, Marash Uci; heronjtë e ndërtuar sipas imazhit mitologjik, siç janë: zanat, orët; dhe heronjtë e krijuar nga autori, si Tringa.Fishta nuk ka krijuar një hero të vetëm, por një shumësi heronjsh, të cilët i bashkon një qëllim i vetëm që është liria e kombit. Në këngët e tij ka një numër të madh trimash e luftëtarësh, duke krijuar përmasën kolektive të kultit të trimërisë. Personazhet e veçanta të Fishtës janë personifikim i psikologjisë kolektive. Në këtë mënyrë, Fishta ia del të krijojë si hero të vërtetë popullin shqiptar, i cili copëtohet në dhjetëra personazhe. Nga poezia gojore Fishta mësoi dhe shfrytëzoi atë që kuptimisht ishte më e rëndësishme, artistikisht më e vlershme dhe me mundësi ndikimi estetik më të madh, por çdo gjë duke ia nënshtruar sistemit të vet krijues, asimilimit në shkallën dhe mënyrën më të lartë, qoftë edhe atëherë kur në të parët fitohet përshtypja se në veprën e vet ka futur pjesë të tëra të poezisë gojore.Anton N. Berisha Kuçedra sipas përfytyrimit në mitologjinë shqiptare91

