Page 94 - Demo
P. 94


                                    Gjuha dhe stili Fishta e shkroi veprën në shqipen e gegërishtes veriperëndimore, bazuar kryesisht mbi shkodranishten. Ai ishte përpunues dhe zbulues i vlerave gjuhësore të gjalla, por të mbetura mënjanë. Gjuha e Fishtës në vend që të krijojë një gjerësi epike nëpërmjet përshkrimit, krijon një veprim të shpejtë. Përshkrimi bëhet në mënyrë të shkurtër, i rëndësishëm është veprimi. Rrëfimtari nuk ndalon gjatë, asgjëkund. Dialogët janë të shkurtër. Përshkrimi i njerëzve bëhet i shpejtë me ndonjë metaforë. Për hir të veprimit të shpejtë, kjo vepër shfaq një përmasë të ndjeshme dramatike. Në Lahutë ndodh që të bashkohen nota epike me nota të forta lirike duke krijuar shumë dramacitet dhe kjo ndodh në ciklin e këngëve për Tringën. Gjuha e Fishtës në veprën “Lahuta e Malcis” karakterizohet nga nota të dallueshme himnizuese, që vjen si rrjedhojë edhe nga temat që trajton. Gjuha është e mbushur me arkaizma dhe shprehje popullore. Vepra dallohet për leksik të pasur popullor. Në tekst gjenden shumë fjalë me origjinë turke dhe sllave, të cilat mund të jenë një zgjedhje për tipizimin e mjedisit.Një karakteristikë e gjuhës së Fishtës është edhe përsëritja e shpeshtë e vargjeve dhe e formulësimeve, që është tipike për stilin epik dhe krijimet popullore. Në vargjet e Fishtës kemi përsëriten e llojeve të ndryshme: vargje, fjalë, tinguj. Janë të shpeshta figura të tilla, si: anafora, epanastrofeja, aliteracioni etj. Vargjet e Fishtës janë shkruar në vargje 8-rrokëshe, si këngët epike heroike popullore. Përdorimi i këtij vargu është një nga arsyet që poema mësohej shpejt përmendsh dhe u bë shumë popullore. Kjo gjë ndodhi edhe sepse në poemën “Lahuta e Malcis” duket sikur bëhet kalimi nga shprehja e folur në shprehje të shkruar. Tue lexue Lahutën e tij, përplot me teprica këngësh rapsodike të pa emën, të duket se je tu e vështrue popullin shqiptar kah i këndon vedvetit, me fjalët e Fishtës, ma të kulluetën kangë, e cila shpërthen nga një gjak misterioz, që rrjedh në zemrën e tij ilire.Ernest KoliqiStudim teksti1. Cilat janë këngët e para të shkruara dhe të botuara nga vepra “Lahuta e Malcis”? 2. Sa kohë iu desh Fishtës për të realizuar të plotë veprën “Lahuta e Malcis”? Kur u botua vepra e plotë? Ç’tregon ky fakt?3. Përse autori zgjedh ta titullojë “Lahuta e Malcis” veprën e tij? 4. Cili ishte qëllimi jashtëletrar që e shtyu Fishtën të shkruajë eposin? Përshkruani rrethanat historike në të cilat u krijua vepra.5. Pse “Lahuta e Malcis” quhet vepër epiko-historike? Cilat janë ato elemente që e klasifikojnë si të tillë këtë poemë?6. Cilat janë konfliktet mbi të cilat është ndërtuar vepra?7. Përmendni tri momentet kryesore historike në të cilat është përqendruar veprimi artistik?8. Si paraqiten ngjarjet historike në veprën letrare?9. Nëpërmjet Diagramit të Venit, evidentoni ngjashmëritë dhe ndryshimet mes eposit fishtian dhe eposeve homerike.10. Sa lloje personazhesh veprojnë në vepër? Rendit disa prej tyre sipas llojit. Cili është funksioni i gërshetimit të tyre?11. Ç’rol luajnë figurat mitologjike? Ç’ndryshim kanë këto personazhe nga ato të Ciklit të Kreshnikëve dhe krijimeve të tjera të folklorit?12. Cili është mesazhi artistik i veprës? 13. Pse “Lahuta e Malcis” mësohet lehtë përmendsh?14. Cilat janë veçoritë karakteristike të gjuhës dhe stilit të veprës, që i japin veprës karakterin e një eposi kombëtar? 92
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98