Page 95 - Demo
P. 95
Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!Pesëqind vjet kishin kalueÇëse të buk’rën kët’ ShqipniTurku e mbate në robnì,krejt tu’ e là t’mjerën në gjak, (5)frymën tue ia xanun njak1,e as tu’ e lanë, jo, dritë me pà:kurr të keqen pa ia dà:rrihe e mos e lèn me kjà:me iu dhimbtë, po, minit n’ murë, (10)me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë! * * *E prandej si pat fillueTurkut Ora m’ iu ligështue2,e nisë pat m’ iu thy’ atij hovi,m’ qafë përditë tu’ i mbetë Moskovi:e ato fiset e Ballkanit, (35)zunë me i dalë dore Sulltanit,nisë Shqiptarët kanë me u mendue,si Shqipninë me e skapullue3zgjedhet t’ Turkut: qi si motitn’ ato kohët e Gjergj Kastriotit, (40)krejtë e lirë kjo t’ishte, e askujën’daç t’jetë Krajl a Mbret i huej,me i bà kurr mà tungjatjeta,kurr me i là mà pagë et’dheta4:edhe Flamuri i Shqipnisë, si fletë Engj’lli t’Perëndisë,FRAGMENTKënga ICubat Fishta e hap poemën e tij duke rrëfyer se si shqiptarët, të pushtuar për një periudhë të gjatë nga Perandoria Osmane, në momentin kur ajo ishte dobësuar, kanë filluar të mendojnë për lirinë e tyre. Në qendër të kësaj kënge vendoset konflikti mes malazezve dhe shqiptarëve. Koha kur zhvillohen këto ngjarje është viti 1858, por Fishta i zgjeron kufijtë kohorë, duke e paraqitur konfliktin mes shqiptarëve dhe shkjave si të kahershëm. Në këtë këngë tregohet se si Knjazi i Malit të Zi u nxit nga Cari i Rusisë për të sulmuar trojet shqiptare nën sundimin turk. Me qëllim që të dobësojë turqit, ai mendon “m’ia lëshue m’shpinë Shkjet e Ballkanit”. Ai i shkruan një letër Knjazit, në të cilën herë e ngacmon e herë e lavdëron atë. Cari i drejtohet Knjazit duke u nisur nga fakti se është sllav dhe, si i tillë, i premton mbështetje në këtë luftë. Nga ana e tij, Knjazi thërret Vulo Serdarin që të mbledhë rreth vetes sa më shumë cuba për të sulmuar trojet shqiptare. 1frymën tue ia xanun njak – duke ia zënë frymën, duke ia plasur shpirtin.2m’iu ligështue – iu dobësua (në këtë kohë Perandoria Osmane ishte dobësuar dhe po sulmohej nga të gjitha anët).3me e skapullue – me e thy me force, me e copëtu.4kurr me i là mà pagë e t’dheta – kurrë mos të paguaj pagesa ose një të dhjetën.93

