Page 96 - Demo
P. 96


                                    si ajo flaka e rr’fesë zhgjetare,me u suvalë5 prap n’tokë shqiptare. * * *N’Petrograd Cari i MoskovitNji bè t’madhe po e kisht’ bà:m’ e ndie plak e kalamà6:se ai natë t’madhe s’do t’kremtote,se ai kumbarë as krushk s’do t’shkote:gostë as darsëm nuk do t’ngrifte,s’do t’u late as s’do t’u krifte7,as s’do t’dilte n’log t’kuvendit, për pa i hi Stambollës përmbrendit,për pa kcye mbi post të Mbretit8,me u bà zot i tokës e i detit;edhe Europës tregun m’ia prè,mos m’e lanë me shitë, me blè,  * * *Mbasandej, ky zogu i Shkinës9,merr e i shkruen Knjazit t’Cetinës,merr e ‘i letër, ia angllatisë,me dredhì tue ia qindisë: Ti, qi jè qaj Knjaz Nikolla,falmëshëndet Cari i Rusisë,se zà t’madh për ty kam ndieqi jè trim e gërxhelì,qi jè burrë e kuvendtàr, me ta drashtë hijen anmiku,por, me gjasë, kjo fjalë s’isht’ gjà;pse qe ti m’atë rrasë Cetinemë kè ndejë me ‘i gjysmë opinge,e jè bà, po, gazi i dheut,tue mërzitë miq e kumbarë,veç e për bukë thatë në gojë.Mje sa Turku, përbri tejet,dredhun çallmën m’vetull t’synit,derdhë shallvarët ai pola-pola,  * * *Mo’, bre burrë, se nuk ka hijeUrtë me ndejë Cubi i Cetinës,edhe n’shpì me e shkuem ai motin, tue u ndeshë npër furka t’gravet!..Po a s’ta mbushë synin Shqipnia,me ato male të madhnueshme,me ato fusha të blerueshme,qi kurrkund s’jè kah orvate, me ia shkye ‘i skundillë për veti?..5me u suvalë – me u valëvit furishëm. 6m’ e ndie plak e kalamà – të dëgjojnë plak e fëmijë.7s’do t’u late as s’do t’u krifte – nuk do të lahej, as do të krihej, në shenjë zije.8për pa kcye mbi post të Mbretit – pa marrë fronin e mbretit.9Shkinës – shkja (emërtim që përdoret për sllavët). 94
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100