Page 97 - Demo
P. 97
* * *Knjazit n’dorë ku ka dhanë letrën,me dyllë Cari si e kisht’ mbshilë.Ka marrë Knjazi edh’ e ka çilë,e ka çilë edh’ e ka këndue,tri herë rresht ai e ka këndue, tri dit rresht edh’ e àsht mendue;mbasandej ai fjalë ka çuenjatij Vulo Radoviçit,kerkserdarit t’Vasoviçit,qi me dalë me rà n’Cetinë, * * *N’atë Cetinë kur Vulja zbriti,atè Knjazi mirë e priti, mirë e priti e n’odë e qiti,i qiti duhan e kafe,edhe nisi kështu t’bajë llafe: -Ku jè, Vulo, eh kopilane10!Se ti ujk, po, né na u banè, ke s’po duke kah Cetina11,ku kè miq e probatina12,qi s’të ndërrojnë me sy të ballit?... * * *A din shka, Vulo Serdari,ndiej shka t’thotë ty “Gospodari”:Mështilli bashkë nja disa cuba:t’ idhtë si gjarpni ndër kaçuba, t’lehtë e t’shpejtë si gjeraçina:edhe lëshoj ti kah Vranina13,për me vrà ata e për me prè,për me djegun gur e dhè,mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, tue grabitë e tue robitë,n’daç me natë e n’daç me ditë;se un prandej të kam çue fjalë,der’ n’Cetinë nji herë me dalë,pse dishka mue tash m’ka këcye14… 10eh kopilane – eh dinak.11ke s’po duke kah Cetina – ngaqë nuk po dukesh nga Cetina.12probatin – vëlla. 13edhe lëshoj ti kah Vranina – dërgoj në Vraninë (Vranina është ishull i vogël në liqenin e Shkodrës. Ky ishull sot i përket Malit të Zi). Atje ishte vendosur garnizoni turk.14m’ka kcye – më është tekur. S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti1. Cili është momenti historik kur zhvillohen ngjarjet në këtë këngë? Çfarë mund të fitojnë dhe çfarë rrezikojnë shqiptarët në këtë situatë?2. Me ç’qëllim evokohet koha e Skëndërbeut?...qi si motitn’ ato kohët e Gjergj Kastriotit, krejtë e lirë kjo t’ishte, e askujë95

