Page 98 - Demo
P. 98
3. Në këtë këngë, Knjaz Nikolla sulmon trojet shqiptare. Çfarë tregon ky sulm për marrëdhënien mes fqinjëve?4. Cila është marrëdhënia e Stambollit me Moskën në këtë moment historik? Përse Cari i Rusisë nxit malazezët të sulmojnë shqiptarët? 5. Cila është mënyra që përdor Cari për të bindur Knjaz Nikollën që të sulmojë shqiptarët?6. Evidentoni detajet dhe mjetet me të cilat autori portretizon figurën e Knjaz Nikollës. Ç’imazh ju përvijon ky lloj portretizimi?Analizë përmes shembujve 7. Fishta e fillon poemën me invokacionin Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue! (ashtu si dhe te Cikli i kreshnikëve). Shpjegoni këtë formulim dhe interpretoni duke u nisur nga jeta e shkrimtarit.8. Nënvizoni detajet që ndërtojnë kontekstin historik. Ç’rol luajnë toponimet dhe hapësira kohore? 9. Në këngë gërshetohen disa trajta ligjërimi. Cilat janë ato? Evidentoni përmes shembujve raste të përdorimit të tyre. 10. Si realizohet rrëfimi në këtë vepër? Çfarë synon ky lloj pozicionimi i rrëfimtarit në tekst? 11. Analizoni vargjet ku Knjaz Nikolla e porosit Vulo Serdarin që të shkojë në Vraninë. Ushtarët e vërtetë luftojnë me ushtritë, ndërsa Knjazi e porosit Vulon të djegë, të presë e të vrasë kë t’i dalë përpara. Analizoni fjalët e Knjazit për të kuptuar konfliktin ndëretnik mes shqiptarëve dhe malazezve. Reflektim dhe vlerësim dijesh 12. Pse përdoret emërtimi “cuba” për burrat që do të mbledhë Vulo Serdari për të nënshtruar Vraninën?13. Si i përshkruan Cari, në letrën drejtuar Knjazit, trojet shqiptare? Pse e bën një gjë të tillë?14. Diskutoni mbi rolin negativ që kanë luajtur ndërhyrjet e vendeve fqinje në fatin e kombit tonë, duke u nisur nga ajo që përshkruhet në “Lahutën e Malcis”. Fjala dhe përdorimi i saj 15. Gjeni në 15 vargjet e para, figurën e hiperbolës. Shpjegoni funksionin e përdorimit të këtij mjeti stilistik.16. Me çfarë figure letrare kemi të bëjmë në vargjet e mëposhtme?Po a s’ta mbushë synin Shqipnia,/me ato male të madhnueshme,/me ato fusha të blerueshme,/qi kurrkund s'jè kah orvate.Gjeni shembuj të tjerë të kësaj figure në këtë këngë. 17. Identifikoni dy lloje figurash letrare në këto vargje (një figurë kuptimi dhe një figurë të shqiptimit poetik): Edhè flamuri i Shqypnís,/Si fletë Engj’lli t’Perendís,/ Si ajo flaka e rrfésë zhgjetare,/Me u suvalë prap m’ tokë shqiptare.Detyra dhe këshilla 1. Realizoni përmbledhjen e këngës “Cubat”.S T U D I M T E K S T I 96

