Page 99 - Demo
P. 99


                                    1Paska mbetë Shqipnija n’ vasha – paska mbetur Shqipëria pa djem, pa burra.2tërthore – rrethinë, krahinë.3Kû mbe’n djerr sá tokë gratçore – ku mbetën pa punuar disa toka pjellore, prodhuese.4vithnat – shumësi i emrit vathë/a.5paska ndí – paska ndie, paska dëgjuar.6m’sylah – brez lëkure me këllëf kobureje, me disa qese.7prej tute – prej frike. 8E as m’ e xjerrë s’ e xuer mizoren – nuk e nxori armën mizore, vrastare.FRAGMENTOso KukaKënga IIOso Kuka Malazezët kishin sulmuar tokat shqiptare me pretendimin për të marrë tokat që ishin pjesë e Perandorisë Osmane. Shqipëria ishte akoma nën sundimin e perandorisë turke, e cila ishte dobësuar shumë. Në këtë këngë na tregohet sesi Vulo Radoviqi, bashkë me cubat e tij, ka sulmuar Vraninën ku po vrisnin, po digjnin e po plaçkitnin. Avdi Pasha, sundimtari i Shkodrës, ankohet se nuk ka një djalë të vetin për të luftuar, por s’po del as edhe një djalë shqiptar që t’u dalë përballë malazezve. Oso Kuka, i njohur për trimëri, ndonëse i prekur nga fjalët e Pashait tregohet i matur. Më mirë flasin veprimet sesa fjalët. Ai bashkë me 40 djem të zgjedhur niset për në Vraninë, ku do të luftojë në mbrojtje të trojeve shqiptare. Oso KukaZot, ç’ ká thánë njaj Avdi Pasha:Paska mbetë Shqipnija n’ vasha1,Qysh se s’ léka mbrendë nji djalë,N’ at Vraninë mue sod me m’ dalë,N’ at Vraninë, m’ at t’zezë tërthore2, Kû mbe’n shkret sá armë mizore,Kû mbe’n djerr sá tokë gratçore3,Kû mbe’ n vithnat4 pa bagtí,Veç prej cubash t’ Malit t’ Zí,Qi po vrasin djelmt e rí, Qi po mârrin lopët me viça,Qi po presin dhênt me ogiça,E po djegin kulla e stane,E po thájn kaq zêmra nane!Eh! po, knjazi ke Cetina Ka lshue cubat kah Vranina,* * *Kshtû ankoi Pasha turçelí.Oso Kuka paska ndí5: Paska ndí, po, e kênka idhnue:M’ sylah6 doren paska çue:Me qitë m’ Pashen ká mendue.Por i urti kurr nuk ngutet,Prej burrnís e jo prej tutet7, Prandaj Osja ndali doren,E as m’ e xjerrë s’ e xuer mizoren8,97
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103