Page 10 - Demo
P. 10


                                    gjatë interpretimit ata improvizojnë duke hequr e duke shtuar pjesë, duke ndryshuar shprehjet ose fjalët, sipas frymëzimit të momentit.3. Motërzimet. Tekstet e një kënge, të një përralle, të një rapsodie etj., mund të ndryshojnë nga trajta e pranuar si më autentike, sipas vendit ku interpretohen dhe sipas interpretuesve në kohë të ndryshme. Variantet e të njëjtit krijim folkloristik quhen motërzime.MBEÇË, MORE SHOKË, MBEÇËMbeçë1, more, shokë, mbeçëPërtej urën’ e Qabesë2. Të m’i faleni nënesëTë dy qetë të m’i shesë5 T’i japë nigja3 së resë. Ndë pjetë nëna për mua.t’i thoni që u martua:ndë thëntë, se ç’nuse muarTre plumba ndë krahëruar,10 Gjashtë ndë këmb’ e ndë duar;Ndë thëntë se çkushq i vanë,Sorrat’ e korbat’ e hanë. (Z. Sako, Folklori shqiptar, 1964)MBEÇË, MORE SHOKË MBEÇËMbeçë, more shokë, mbeçë,përtej urës së Qabesë!Falem me shëndet nënesë,të dy qetë e zez’ t’i shesë,5 t’i japë nigjan' së resë.të më shesë kalin,të më rritë djalin;të më shesë mushkën,të më rritë çupën.10 Në pyettë nënia për mua,i thoni që t’u martua; në pyettë se ç'nuse mori,“Tri plumba prej kraharori”;në thëntë se ç’kalë hipi, 15 “në dy-tri dhoga meiti4”;në thëntë se ç’krushk i vanë, “zhgabat e sorrat e hanë!”(J. Panajoti, R. Hyso, Folklori shqiptar, 1983)4. Karakteri kolektiv. Krijimet folklorike kanë karakter gojor: janë bërë për t’u kënduar ose për t’u treguar gojarisht. Njerëzit i mësonin krijimet e autorëve të talentuar, i ruanin në kujtesën e tyre, i pasuronin, i ndryshonin, i përpunonin dhe i përmirësonin brez pas brezi. Krijuesit e brezave të ndryshëm i ndryshojnë tekstet sipas shijeve të tyre, prandaj këto krijime quhen popullore dhe kanë karakter kolektiv, sepse në procesin e krijimit merr pjesë një grup njerëzish. 5. Përsëritja. Në krijimet folklorike përsëriten disa elemente: vargje, refrene, strofa me ose pa ndryshime të vogla, momente të tëra të aksionit (përsëritja epike), formulime (hapje e mbyllje) të përrallave dhe të rapsodive, epitete të njëjta etj. Mund të konsiderohet si përsëritje edhe përdorimi i aliteracioneve. Figura e përsëritjes merr rëndësi të veçantë, sepse nga njëra anë i jep krijimeve karakterin popullor, dhe nga ana tjetër, si mjet mnemoteknik (mjeshtëri e stërvitjes së kujtesës) u shërben interpretuesve (por jo vetëm) të mbajnë mend mirë krijimin.KËNDO, ZOGU I VERËS, KËNDO1 Këndona, o zogu i verës,Ndo këndo, ndo mos këndo1Se ne dasmën e nismë,Ndo këndo, ndo mos këndo5 Ftuam gjithë far’ e fisnë,Ndo këndo, ndo mos këndoFtuam gjithë krushqit tanëNdo këndo, ndo mos këndo9 Kumtërin edhe vëllamnë2. Ndo këndo, ndo mos këndo.1 mbeta (mbeta i vrarë).2 vend në Azi. 3 e drejta e gruas për të marrë ç’i takonte nga shtëpia e burrit kur detyrohej të kthehej tek i ati; shuma që caktohej në kontratën e martesës, të cilën burri detyrohej t’ia kthente gruas në rast ndarje. 4 dërrasa të vdekuri, për të vdekurin.1 Në këtë këngë vihet re përsëritja e vargut 2 mbas çdo vargu. 2 Kumbari dhe (këtu) i afërmi i dhëndrit, që shoqëronte nusen kur i vihej kurora; secili nga të dy fëmijët që rrinin pranë dhëndrit e nuses kur këta vinin kurorë.8
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14