Page 100 - Demo
P. 100
nakar le të kishninë,sa të mos pëlcisninëMoj unaza rreth flori,gjithë të kanë zili,se do të të marr ndë gji.Zili le të kishninë,sa të mos pëlcisninë. Çajupi mori nga krijimtaria popullore një leksik të pasur, veçanërisht të krahinës së tij. Një numër i madh urimesh e mallkimesh tipike të krijimtarisë popullore.Në një pjesë të krijimeve të tij, Çajupi mori nga letërsia popullore edhe vargun tetërrokësh. Te poema “Baba Musa lakuriq”, “Kurbeti”, “Zolejka” etj., ai përdori vargun tetërrokësh që të kujton këngët popullore të jugut.Krijimtaria e Çajupit shfaq një marrëdhënie të ngushtë me folklorin, reflekton njohje të thellë të mendësisë dhe të filozofisë së popullit mbi jetën. Veçanërisht folklori i vendlindjes, i Zagorisë, u bë burim i rëndësishëm, prej të cilit pasuroi formën dhe përmbajtjen e krijimeve të tij.Prej folklorit, ai mori konceptimin, mënyrën si e shihte populli botën dhe jetën. Në krijimtarinë e Çajupit përmenden shumë zakone, doke dhe rite. Gjykimi mbi fenomene dhe dukuri të ndryshme bëhet nga një këndvështrim tipik popullor. Shpesh, mendimet që poeti shpreh në krijimet e tij, ngjajnë me fjalët e urta popullore. Ai mori freskinë dhe sensualitetin e lirikës erotike të krijimeve popullore të krahinës së Zagorisë, motivet, shprehjen dhe ligjërimin poetik. Kuteli, duke iu referuar jo vetëm ndikimit nga folklori, por mbi të gjitha fizionomisë së poetit popullor që arriti të krijojë Çajupi, do ta quante atë “Minstrali i Shqipërisë”.Lirika erotike dhe ndikimi nga folkloriÇajupi e lëvroi me shumë sukses lirikën erotike, duke u dalluar nga të gjithë shkrimtarët paraardhës dhe bashkëkohës. Dashuria e përshkruar te lirikat e përmbledhjes “Baba Tomorri”, është një emocion i fortë, i vrullshëm.Ndjenjat e përshkruara nga Çajupi nuk janë platonike si te Naimi, apo të karakterizuara nga sentimentalizmi si tek Asdreni, ato janë konkrete, tokësore, të prekshme. Në ciklin “Dashuria”, poeti lartëson bukurinë e vajzës që dashuron, e cila përshkruhet shumë ngjashëm me vajzën që i këndohet në poezinë popullore.Çajupi mori figuracionin e folklorit, e gjallëroi dhe e kombinoi me origjinalitetin e tij.Ashtu si në folklor, Çajupi e përdori natyrën si burim të krijimit të figurave letrare, p.sh.:Bukuria jote, leshërat e tuaposi pëndë korbi, të gjatambi thua, ballëtë si diell,faqetë si mollë, qafa jot’ e gjatë, mesi yt i hollë... (Dashuria, \I ndikuar nga poezia popullore lirike, Çajupi i këndonte dashurisë së vajzës, jo si diçka fluide, i lumtur që ajo thjesht ekziston si Naimi, por duke e kërkuar vajzën pranë dhe të tërën për vete. ...dhëmbët si thëlpënjë, buzët siburbuqe, sytë si gështënjë,dora si dëborë, fjala jote mjaltë,98

