Page 101 - Demo
P. 101


                                    kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua.Ashtu si dashuria në krijimtarinë popullore, edhe dashuria e Çajupit është reale, e prekshme. Mjafton poema “Baba Musa Lakuriq”, mënyra si e përshkruan aty bukurinë e femrës, plot erotizëm dhe lirshmëri, për të kuptuar sa shumë është ndikuar ai nga poezia erotike popullore.Vura një kopsht me mollë,nusja si selvi e hollë;falmë, falmë, moj selvi,mollët që ke në gji...Vura një kopsht me dardhë,nusja jonë fort e bardhë;nëmë, nëmë, moj selvi,dardhët që ke në gji...Vura një kopsht me pjeshkë,nusja jonë një syzezkë,eja, eja, moj selvi,eja me pjeshkë në gji!... (Baba Musa lakuriq)Janë tri cikle të mëdha në krijimtarinë e Çajupit që i kushtohen dashurisë: “Dashuria”, “Vaje” dhe “Dëshirë”. Lirikat erotike të Çajupit janë të gjallërishme, të karakterizuara nga entuziazmi dhe optimizmi, të cilat i mori nga krijimtaria popullore. Ato janë spontane dhe pasqyrojnë shpirtin, ndjeshmërinë, pasionin e popullit të tij. Dashuria përshkruhet nga Çajupi si gjëja më e rëndësishme që ekziston, madje ai shkon aq larg, sa e barazon perëndinë me dashurinë. Perëndi në këtë jetë/ është dashuria vetë. Kur poeti përshkruan dashurinë, ai bëhet pasionant, i vrullshëm, i largohet retorikës dhe bëhet i guximshëm. E kujton dashurinë e parë me vrullin dhe pastërtinë e saj e sërish ndizet nga pasioni i së shkuarës.Kur jeshmë të vegjël, si moll’ e pabërë,putheshim ngaherë, ditënë të tërë;vij e të kërkojë, vij e të thërresë,losnim të dy bashkë, rronim me një shpresë.Mba mend sa të desha, mba mend sa më deshe?Dashuria jepet si një ndjenjë e mjaftueshme për ta bërë poetin të ndihet i mbrojtur dhe i lumtur.Kur fryn era me tallas,kur bie dëbor’ e shi,sa flë njeriu me gas,kur ka mikenë në gji! (Dashuria I)Në ciklin “Dëshirë”, Çajupi do ta shohë dashurinë në një plan më të gjerë, duke u bërë më meditues. Kur shkon në mërgim, braktis atdheun dhe të dashurën.Kush lë mikenë që kaedhe ndahetë me shokëpër të fituar para,nuk i ka mëntë në kokë.Në poezitë e tij të dashurisë, ai nuk flet për ndjenja qiellore, por për ndjesi tokësore të rrethuara dhe të kushtëzuara edhe nga mendësia e paragjykimet e shoqërisë së kohës. Ajo që e shqetëson poetin është se në kohën e tij, paraja është bërë shumë e rëndësishme, madje me të mund të blesh edhe dashurinë.99
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105