Page 102 - Demo
P. 102


                                    0 shokë, ç’u prish dynjajasi për burra dhe për gra,tani shitetë sevdaja,mjer’ ai që s’ka para.Poezi të mrekullueshme dashurie janë edhe ato të përmbledhura në ciklin “Vaje”, ku tregohet për dashurinë e madhe për gruan e tij të vdekur. Ndjenja për të është aq e madhe, sa ai i kërkon të kthehet. Dashuria dhe dhimbja sintetizohen në mënyrën më prekëse dhe më të bukur në këto vargje:Që kur më ke lënë dhe s’të shoh në jetë!Në ç‘kopshte me lule ke qëndruar vallë?S’të vjen keq për mua? S’të vjen mall për djalë?1. Çfarë qëndrimi mban Çajupi kundrejt folklorit tonë kombëtar? A është një qëndrim i vetëdijshëm apo i rastësishëm? E kopjon apo e risjell atë nëpërmjet rimodelimit?2. Cilën traditë ndoqi Çajupi në lidhje me folklorin? Në cilat aspekte u tregua origjinal në mënyrën si i shfrytëzoi elementet e traditës?3. Cilat lloje letrare të krijimtarisë së Çajupit dëshmuan se ai është një njohës shumë i mirë i traditës së të shkuarës?4. Nëse i referohemi krijimtarisë së Çajupit, cilat janë elementet që dëshmojnë mbështetjen në traditë? 5. Në ndonjë prej krijimeve të tij, Çajupi përfshin pjesë këngësh popullore, pa i ndryshuar ato. Cilat janë këto krijime? Renditni dy prej tyre.1. _________________2.__________________6. Si e ka realizuar Çajupi përshkrimin e vajzës? Çfarë burimi shfrytëzon për të krijuar figurat letrare? 7. Çajupi mori një sërë elementesh nga lirika erotike popullore dhe i përdori në lirikën e tij. Renditni më poshtë disa prej tyre.__________________________________________________________________8. Në cilat prej krijimeve të tij Çajupi përdori vargun tetërrokësh, që të kujton këngët popullore të Jugut? 9. Përmendni disa nga motivet që Çajupi i mori nga letërsia popullore dhe i trajtoi në krijimet e tij autoriale. Si konceptohen në veprën e tij këto motive?Motivet nga folklori Konceptimi nga Çajupi Ilustrime1.2.3.4.10. Në cilën poezi të Çajupit rimerret motivi i rinjohjes?  - Në të trajtohet:a) rinjohja e vëllait me vëllain;b) rinjohja e motrës me vëllain;c) rinjohja e motrës me vëllain dhe e vëllait me vëllain njëkohësisht.S T U D I M T E K S T I 100
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106