Page 103 - Demo
P. 103


                                     Analizoni rrethanat e ndarjes dhe rrethanat e bashkimit të tyre. Çfarë i kishte ndarë dhe çfarë i bashkoi përsëri personazhet e Çajupit?11. Ekzistojnë shumë krijime popullore në të cilat flitet për plagën e dhimbshme të kurbetit. Në cilën prej poezive të Çajupit trajtohet ky motiv? Pas sa kohësh u kthye Mitrua në shtëpi? Çfarë ndodhi me familjen e tij gjatë kohës që ai ishte larg shtëpisë dhe vendit të tij?12. Në poemën “Baba Musa lakuriq”, ndikimi nga folklori është sa i drejtpërdrejtë, aq edhe i fshehur. Me çfarë elementi tjetër, jo artistik, është shkrirë elementi folklorik në këtë poemë? 13. Cili personazh i komedisë “14 vjeç dhëndër” është ndërtuar si imazhi i një figure të pranishme në letërsinë popullore? Jepni detaje ilustruese për të argumentuar ngjashmërinë mes tyre.14. Duke iu referuar vargjeve të Pamjes 4 nga “14 vjeç dhëndër”, dalloni elementet e folklorit.Dh. – Lozëm ndonjë lodër?Të dua si motër.N. – Ç’ motër më ke mua,o lum' e përrua?Ti më more grua.Dh. – Pse u zemërovedhe u hidhërove?Kur s'lot ndonjë lodër,s'të dua si motër,të dua si mëmë!Po hajde të flemë,se më mori gjumi.Veçori karakteristike në lidhje me:temën; leksikun;figuracionin;llojin e rimës;konceptin mbi martesën;psikologjinë e kohës;goditjen ndaj fenomeneve negative të shoqërisë.14. Çfarë e dallon lirikën e dashurisë së Çajupit nga lirikat e Naimit me të njëjtën tematikë? Krahasoni mënyrën e përshkrimit të dashurisë nga secili prej tyre.Dashuria në veprën e Çajupit Dashuria në krijimtarinë e Naimit __________________________ ___________________________________________________ _________________________15. Argumentoni (duke iu referuar veprave konkrete) se Çajupi është njohës i të drejtës zakonore, i traditës, riteve dhe mendësisë shqiptare.16. Kuteli e vlerëson Çajupin “Minstrali i Shqipërisë”, poeti i thjeshtë dhe rustik i jetës sonë popullore. Si e kuptoni emërtimin që i bën Kuteli? Cilat vlera të krijimtarisë së Çajupit vë në dukje ai?Minstrali i Shqipërisë _____________________________________________________________________________________Vlerat e krijimtarisë që spikaten nëpërmjet këtij emërtimi _____________________________________________ ______________________________________________________________________________________________________________Detyrë 1. Lexoni poezinë “Dashuria” dhe argumentoni nëpërmjet detajeve dhe elementeve të veprës, pikëtakimet me krijimtarinë e traditës.2. Inskenoni (të ndarë në grupe) nga një fragment të shkëputur nga krijimtaria dramatike e Çajupit, në të cilin gjenden elemente të folklorit.101
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107