Page 104 - Demo
P. 104


                                    NDIKIMI I SHKRIMTARËVE NGA FOLKLORI Lasgushi dhe folklori Lasgushi, vlerësimin dhe adhurimin për këngën e traditës dhe krijimtarinë popullore, e paraqet në mënyrë sintetike me vargjet e tij në poezinë “Këngë pleqërishte”.Këngën pleqërishte, ai e identifikon me këngën e lashtë. Ajo vjen së largu, çka nënkupton që është produkt shpirtëror i shumë brezave.Kënga pleqërishte vjen ndër shekuj dhe e identifikuar mirë, sepse është zëri i vendit të tij. Ti vjershë e vendit t`em!. Ajo përfaqëson zërin e shpirtit të popullit të tij, që del si frymëzim nga ajo që i ndodh atij në situata të ndryshme lufte dhe paqe. Përjetimet e ngjarjeve të ndryshme ndër shekuj bëhen këngë, e kthehen prapë për të frymëzuar brezat e tjerë. Për poetin, kjo këngë është gjithçka: mall, psherëtimë, vajë, lot i zi, shpirt i përvëluar. O këngë pleqërishte! O vjersh’ e Vëndit t’em!O fjalë që më dhimbsesh, e që më bën ujem!O mall! O psherëtimë! O vajë! O lot i zi!O shpirt i përvëluar që qan nër syt’ e mi!Poeti deklaron: jam dëshëruar së largu të më vish, duke shprehur dëshirën që kënga pleqërishte ta mbrujë dhe të ndiejë frymëzimin e saj. Poradeci ka vlerësimin më të lartë për këngën e traditës, këngën magjiplotë, ndaj e vendos në majat më të larta, e ngre në qiell e pastaj e zbret në thellësitë më të mëdha, ato të shpirtit. Ai synon ta identifikojë poezinë e tij (që është e re) me këngën pleqërishte, dhe këtë e arrin duke u njëjtësuar shpirtërisht me këngët e popullit. Ashtu si në poezinë popullore, komunikimi synon të realizohet nëpërmjet nxitjes së përfytyrimeve konkrete pamore dhe dëgjimore. Nëpërmjet thirrjes që bën në fillim të poezisë O këngë pleqërishte, poeti kërkon që ajo të jetë e pranishme në jetën e tij dhe i thotë dëgjoju. Kënga pleqërishte e bën poetin që të ndiejë dhimbje, por edhe ta dëshirojë; të përvëlohet nga malli i së shkuarës, por edhe të psherëtijë për atë që vjen. Vlerësimin e madh për këngën pleqërishte, poeti e bazon edhe në faktin se sa i vështirë është akti i krijimit dhe sa shumë përkushtim kërkon që të realizohet.Mjerimi-i vetëvetes të thjevi mes-për-mes:Së felli-e pa mëshirë të thjevi dhembja jote,Dëshir’ e varfëruar e Këngës magjiplote!Vuajtja për t’u krijuar kënga është aq e madhe sa kthehet në dhimbje, ndaj misioni i atij që e krijon është shumë i lartë. Thirrjet që i bën këngës pleqërishte janë shprehje e dëshirës për të marrë prej saj frymëzimin. Ritmi në këngën pleqërishte nis nga fundi për të filluar ngjitjen Pastaj fillon të ngrihesh, e nis e ja thërret... për të arritur majën që nga lartësira ku vate fluturoj..., për të zbritur Me sulm e ulërimë këputet si përroj... e rrjedh tatëpjetë.Frymëzimi i poetit ngrihet dyke vuar më pas posi vala, që bje së-rish në det.Figuracioni i poezisë dallohet për praninë e metaforave: këngë pleqërishte, mall, psherëtimë, vajë, lot, dhe të epiteteve metaforike: shpirt i përvëluar, këngë magjiplotë, zë të përpalitur, dëshir’ e varfëruar.102
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108