Page 105 - Demo
P. 105


                                    Poeti, përmes një rruge të mundimshme, arrin që këngën pleqërishte ta bëjë këngë të re, të tijën. Identifikimi me këngën pleqërishte shfaqet edhe nëpërmjet shqetësimeve të poetit për fatet e vendit të tij.Duke nisur udhëtimin mes-për mes nër Shqipëri,Drini plak e i përmallshëm po mburon prej Shëndaumi... Marrëdhënia e ngushtë e poezisë popullore vërehet veçanërisht në këngët e dashurisë.Dashuria paraqitet si një forcë e madhe jetësore, si shprehje e ndjesive individuale, që ngërthen brenda saj gëzimin e jetës, qëllimin për të jetuar. Heroi lirik i Poradecit ka një aftësi të përjetshme për të dashuruar dhe shijuar bukurinë. Ai ka energji dhe dëshirë për të jetuar, që s'e ndalon as ikja e viteve, as rrethanat penguese.Poezitë e dashurisë janë një himn i vërtetë për këtë ndjenjë që nuk njeh asnjë lloj kufizimi. Dashuria te Poradeci është e lirë dhe shuan etjen e çdo shpirti që dëshiron bukurinë. Ajo ka efektin ta lartësojë atë dhe ta mbushë me gëzim.Poezia e dashurisë nën ndikimin e letërsisë popullore është një ndjenjë e fortë, që nuk përfill normat kufizuese, shoqërinë patriarkale.Gruaja e Poradecit është e mbushur plot me dëshira e ëndrra dhe ka një shpirt të gjerë.Ajo herë është e guximshme për të dashuruar dhe për ta mbrojtur dashurinë e saj (po qan vasha në shtëpi) e herë karakterizohet e turpshme, e ndrojtur, e padalë. Ndjenjat e saj në poezinë e Poradecit ndeshin shumë pengesa, por nuk ka frikësim para tyre.Dashuria në krijimet e Poradecit është një pasion i ndezur, i fuqishëm, dhe konceptohet në një formë ku ndihet ndikimi i krijimtarisë popullore të Jugut.Ndikimi i folklorit ndihet veçanërisht në poezitë e grumbulluara nën titullin “Vasha dhe Trimi”. Personazhet e tij janë tipikë si në folklor: Vasha dhe Trimi që jetojnë në një mjedis gjeografik tipik shqiptar, tipik i vendtakimit të të dashuruarve në lirikën erotike popullore. Mjedisi në këtë poezi është tokësor, ata shihen, takohen, dashurohen dhe realizojnë bashkimin e tyre në vende si: kroi i fshatit, liqeri, Mali i Thatë, pylli, mulliri, përroietj. Në këto vende lëvizin qeniet mitologjike popullore me frymë autentike shqiptare.Lidhja me folklorin vërehet veçanërisht në poezinë “Baladë”, për të cilën vetë poeti në mënyrë të hapur deklaron se është shkruar në frymë popullore. Kjo lidhje vërehet në rimarrjen e motivit, në strukturë dhe në frymën autoktone. Në krijimin e tij autorial, Poradeci ruan mënyrën e ndërtimit të dy personazheve të dashuruar, trimit dhe vashës dhe marrëdhënien e tyre në një lidhje dashurie të fortë; ruan linjat kryesore të subjektit, por duke ndryshuar fundin. Në këngën popullore, trimi me vashën ikin fshehurazi nga fshati, por nuk arrijnë ta kurorëzojnë marrëdhënien e tyre, ndërsa te Poradeci, të rinjtë shkojnë në një kishë në Malin e Thatë, ku vënë kurorë. Në poezi përmendet Mali i Thatë, një vend i identifikuar në zonën e vendlindjes së poetit.Në poezitë “Kur m’u rrite vogëlushe”, “Në porta nga mulliri”, “Po qan vasha në shtëpi”, poeti ka prirjen e qëllimshme që teksti i tij të ruajë elementet formale të krijimeve popullore. Ato janë jo shumë të gjata, kanë muzikalitet të dukshëm dhe tingëllojnë si këngë. Poradeci imiton aspektin stilistik të krijimeve folklorike, sidomos aspektin muzikor.Në këtë grup poezish, dashuria bëhet shumë më konkrete dhe pa abstragime të mëdha, ajo është një ndjenjë më e prekshme. Ndikimi i krijimtarisë popullore është shumë i dukshëm në vjershën “Kroj i fshatit tonë”.Kroj i fshatit tonë, ujë i kulluar,Ç’na mburon nga mali, duke mërmëruarVenë e mbushin ujë vashat an-e-mbanëCipëzën me hoja lidhur më-nj-anë.103
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109