Page 106 - Demo
P. 106


                                    Një tipar i dukshëm në poezinë e Poradecit është përdorimi i së njëjtës fjalë  me  vlera  të  ndryshme kuptimore. Poeti ringjall kuptime të hershme të tyre, herë duke e vendosur të njëjtën fjalë në situata të ndryshme, herë duke shpërfaqur kuptime të diferencuara. Kuptimet vijnë në varësi të poezisë ku përdoren p.sh.: Vasha në poezinë e Lasgush Poradecit quhet herë shoqe, herë vashë, po edhe motër. Poeti i drejtohet së dashurës o motër e ëmbël, motërza bujare. Këtu, fjala motër nuk është në kuptimin që njohim sot, por lidhet me vetë etimologjinë e fjalës “mater” (lat.: vajzë, nënë), si në shqipen e vjetër, duke i qëndruar konceptit të lashtë shqiptar që e sheh gruan si burim të jetës, p.sh.:Bubu! Ah Vasha qan me lot,Moj motërza bujare!Seç e zu Trimi – e s'duron dot…Bubu! Ah Vasha qan me lot.Te Poradeci ndodh që në të njëjtat vargje të përdoren emërtime të ndryshme për gruan.O! Zjarr-e-mall-e-yll-e-emër-pa-emër,Vashë-edhe-shoqe-e-motër-e-dashurisë,Nuse-edhe-grua-femër-varr-në-zemër,Varr-edhe-zjarr-e-flak’-e-perëndisë.Dashuria paraqitet në një mjedis të identifikuar mirë. Ndjenjat janë të harmonizuara me shenjtërinë e natyrës. Ashtu si krijimet popullore, një pjesë e madhe e figuracionit të përdorur për të përshkruar vashën e tij të dashur e merr nxitjen nga natyra. Gushën si zambaku, buzët si burbuqe, moj sykaprolleja, shtat-vërvitura-selvi, pëllumbeshë pendëshkruar etj. Mënyra si përshkruhet vasha, është tipike si ajo që përdoret për figurat popullore: belhollë, sy-përmbysur-përdhe, sy-gjumashe etj.Ideali i poetit për gruan është fisnik, sa i ndikuar nga tradita, aq edhe i ri.Dashuria është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës, por heroi lirik edhe kur e humbet atë, nuk ndalet, nuk e mohon jetën. Ai mundohet të gjejë veten, sepse shpirti i tij ripërtërihet dhe nuk e humbet aftësinë për të jetuar.Në poezitë e Poradecit vërehet një shpeshti e madhe e figurave të tingëllimës, përsëriten tingujt, fjalët, vargjet, strofa të tëra. Fjalët përsëriten në fillim të vargjeve, brenda të njëjtit varg, brenda strofës a në vargje të ndryshme. Përsëriten fjalët në fillim të vargjeve (anafora), por edhe në fund të tyre.Trim, më more-edhe më shtrove,Trim, më ngrove-e më pushtove,Trim, më puthe-e më mbarove!Trim, o trim, seç trimërove!(Baladë)Sesi ndritesh përsëriSesi ndizesh përsëpari. (Vallja e yjve)Ndodh që e njëjta fjalë të përsëritet brenda të njëjtit varg, ose disa herë brenda së njëjtës strofë.104
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110