Page 107 - Demo
P. 107
Parëvera! parëvera!Po më çel ne mes të gjirit– Këto kopshte ku fryn eraMuar ngjyrën e floririt. (Trioleta) Në poezinë “Kur m’u rrite vogëlushe”, të pesë strofat përfundojnë me të njëjtin varg: Mes-hollë-këputura, duke i dhënë tekstit kadencë muzikore dhe lehtësi për t’u mbajtur mend.Përsëritja e fjalëve dhe e vargjeve thekson më mirë qëllimin e poezisë dhe ndihmon për të kuptuar më drejt domethënien e saj. Poezia e Poradecit karakterizohet edhe nga shpeshtia e dukshme e përsëritjes së tingujve. Nuk mund të mos bjerë në sy përsëritja e tingullit -sh në vargjet e mëposhtme:Shpirti yt në kraharuar i bën mendjes shoqërimin,E më shpejt se shkrepëtima kur godet mbi shkëmb petriti.(Naim Frashërit)Në këto vargje, përsëritja e tingujve përveç muzikalitetit, nëpërmjet nuancave ritmike, ka dhe funksion të shtresimit të kuptimeve, sugjeron ndjesi dhe mendime. Vargjet e ndërtuara me shpeshti të figurave tingëllore janë karakteristikë e folklorit shqiptar, por hasen edhe te një sërë shkrimtarësh shqiptarë si Naimi, Mjeda, Noli etj.Te Lasgushi, tetërrokëshat janë me ritëm zbritës, pasi mbizotërojnë troketë. Për shembull poezitë: “Gjarpërushja”; “Dremit liqeri”; “Gjeniu i anijes”; “Poradeci” etj.Në leksikun e poezisë së tij mbizotëron fjala pleqërishte, gjuha e fisit të tij të lashtë.Në vargjet e Poradecit përdoret shpesh forma gjuhësore e zvogëlimit. Ky mjet është përdorur nga Naim Frashëri dhe përdoret dendur edhe në të folmen e zonës së vendlindjes së autorit. Në vargjet e poetit gjejmë fjalë të tilla, si: zemër-zemërz, pasqyrëpasqyrëzë, shkronjë-shkronjëzë, cipë-cipëzën, vashë-vashëzën, syçka-syçkëzat, fjalëfjalëza, korije-korijëza, mesdite-mesditëza, kajsi-kajsizë etj. Lasgushi huazon nga folklori një sërë fjalësh dhe shprehjesh të vjetra e të rralla. Ndodh që merr fjalë të vjetra dhe i kombinon, duke u dhënë formë dhe ndërtim strukturor të ri, krijon kompozita, bashkon nocione etj. Kjo mënyrë e Poradecit është një kontribut i dukshëm në ripërtëritjen e gjuhës. Për gjuhën që duhet të përdorin shkrimtarët në veprat e tyre, Poradeci është i qartë: Gjuha është në popull, po ne i japim shkëlqimin, forcën, bukurinë, ëmbëlsinë.“Gjuha e ëmbël e stërgjyshërve” është burim fjalësh dhe kuptimesh të humbura ose të harruara të shumë fjalëve në gjuhën shqipe.Ndikimi i krijimtarisë popullore identifikon jo vetëm vlerat e poetit dhe individualitetin, por edhe përkatësinë e tij kulturore dhe kombëtare. Kuptojmë tekstin 1. Në cilin prej krijimeve poetike e shpreh Lasgushi vlerësimin dhe adhurimin për këngën e traditës? 2. Veçoni poezi të Poradecit, në të cilat ndihet më tepër ndikimi i letërsisë popullore.S T U D I M T E K S T I 105

