Page 108 - Demo
P. 108


                                    3. Në njërin prej krijimeve të Poradecit, ndikimi i këngës popullore është pranuar që në nëntitull.Si titullohet? Cilat elemente ka rimarrë poeti në këtë krijim autorial? • Poezitë e grumbulluara nën titullin: ____________________________ • Elemente të folklorit: ________________ _______________ ________________ _______________4. Si e ka realizuar Poradeci përshkrimin e vajzës? Çfarë burimi shfrytëzon për të krijuar figurat letrare? 5. Çfarë ndryshon dhe çfarë ruan poeti nga kënga popullore në poezinë “Baladë”?6. Poradeci mori nga lirika erotike popullore një sërë elementesh të dallueshme në lirikën e tij erotike.Renditni më poshtë disa prej tyre.gjallërinë __________________________________________________________________7. Si është raporti i gjuhës poetike të Poradecit me gjuhën e krijimeve popullore? Çfarë merr poeti nga gjuha popullore? Çfarë rikrijon në bazë të leksikut të tyre?Fjala dhe përdorimi i saj 8. Me ç’mjet stilistik i drejtohet poeti këngës së traditës në strofën e parë? O këngë pleqërishte! O vjersh’ e Vëndit t’em!O fjalë që më dhimbsesh, e që më bën ujem!O mall! O psherëtimë! O vajë! O lot i zi!O shpirt i përvëluar që qan nër syt’ e mi!9. Dalloni metaforat dhe epitetet metaforike që përdor Lasgushi për të karakterizuar këngën pleqërishte.Çfarë tregon përdorimi i tyre për qëndrimin që ka poeti ndaj kësaj kënge? Epitete metaforike Metaforat Funksioni i përdorimit10. Si e kuptoni vargun: O shpirt i përvëluar që qan nër syt’ e mi?11. Në disa prej krijimeve të tij, Poradeci ka përdorur vargun tetërrokësh, që të kujton këngët popullore të Jugut. Përmendni titujt e disa prej këtyre krijimeve.12. Cilat janë format nëpërmjet të cilave krijohet muzikaliteti në poezitë e Poradecit? Çfarë roli luan prania e tij në vargje? Format nëpërmjet të cilave krijohet muzikaliteti:________________________________________________________________________________Roli që luan: ______________________________________________________________Analizojmë nëpërmjet shembujve 13. Nëse i referohemi krijimtarisë së Poradecit, cilat janë elementet që dëshmojnë mbështetjen në folklor?1.2.3.4.106
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112