Page 109 - Demo
P. 109


                                    14. Cili është qëndrimi që mban Poradeci ndaj veprës “Këngë pleqërishte”? Me çfarë e identifikon poeti këtë këngë? 15. Shkruani vargjet që tregojnë nisjen, kulmin dhe rënien.a)b)c)16. Në ç’mënyrë ndërtohet figura e gruas në poezitë e Poradecit? Jepni detaje ilustruese për të argumentuar përgjigjen.Gruaja në poezinë e Lasgushit____________________________________________________________________________________Vargje ilustruese___________________________________________________________________________Reflektim dhe vlerësim dijesh17. Duke u nisur nga “Kënga pleqërishte”, pse mendoni se poeti e konsideron procesin e krijimit kaq të dhimbshëm e të mundimshëm?18. Si përshkruhet mjedisi ku dashurohet vasha dhe trimi (në poezinë e dashurisë)? A është i identifikuar ai me toponime reale? A është kjo një mënyrë e identifikimit të etnisë te Poradeci, që njihet si poeti i ndjesive universale?19. Në vargjet e Poradecit përdoret shpesh forma gjuhësore e zvogëlimit. Cili autor tjetër i letërsisë sonë të traditës e ka përdorur këtë teknikë? Nga cili burim është ndikuar Poradeci për përdorimin e saj?Detyrë 1. Lexo poezinë “Kroj i fshatit tonë” dhe argumento nëpërmjet detajeve dhe elementeve të veprës, pikëtakimet me krijimtarinë e traditës. (Detyra mund të organizohet në grupe.) Si është organizuar për nga forma kjo poezi? Ku lind dashuria?  Si emërtohen të rinjtë/të dashuruarit? Përse emërtohen kështu? Detaje që i karakterizojnë subjektet si pjesë e mendësisë/mjedisit. Detaje që përvijojnë sfondin në të cilin lind ndjenja. Cilat shqisa ndihmojnë në evokimin e këtij sfondi nga lexuesi? Kuptimi mbi dashurinë. Si përjetohet ndjenja? Simbolika e numrave. Elementet që ndërtojnë ritmin/muzikalitetin. Mjetet gjuhësore. Mjetet stilistike.2. Krahasoni konceptin e traditës mbi dashurinë me konceptin tuaj mbi këtë ndjenjë. 3. Poezia e Lasgushit (siç u vu në dukje dhe më lart) evokon imazhe, emocione. Përpiquni të inskenoni (me elemente të thjeshta) mjedisin ku lind dashuria, si dhe veprimet që kryejnë trimi dhe vasha, duke iu dhënë rëndësi lëvizjeve dhe gjesteve.4. Disa nga poezitë e Lasgushit janë bërë këngë. Nëse njihni ndonjërën prej tyre, përmendeni në klasë.107
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113