Page 11 - Demo
P. 11
MOJ UNAZA RRETH FLORIRI1 – Moj unaza rreth floriri,Rreth floriri1 More burrë trim të ri,Trim të ri!5 – Burrën trim të ri ç’e mora, Babanë s’e turpërova!– Moj unaza rreth me ar,Rreth me ar,More burrë trim beqar, 10 Trim beqar. – Burrën beqar ç’e mora,Nënenë s’e turpërova...Mbyllje rapsodieKështu më kanë thanë, se atje s’jam kanë;po burrat e fortë gjithçka e bajnë.6. Karakteri sinkretik. Krijimet folklorike përbëhen nga një tërësi elementesh që bashkëveprojnë mes tyre dhe janë rezultat i bashkimit të tekstit, të melodisë dhe, në disa raste edhe të koreografisë. Në folklor nuk ka varg të recituar, por varg të kënduar: poezia dhe muzika janë të lidhura ngushtë. Shumica e vargjeve shoqërohen me këngë, me ndonjë vegël muzikore dhe ndonjëherë edhe me valle. [Tundu, bejkë e bardhë, tundu.] 7. Karakteri teatral. Krijimet folklorike krijohen që të interpretohen përpara publikut, prandaj mund të thuhet se krijimi folklorik shërben si material për një spektakël popullor. Tri elementet e nevojshme për të pasur teatër: 1. teksti dramatik; 2. aktorët dhe skena; 3. spektatori, verifikohen edhe në folklor. Ritet e dasmës dhe të vdekjes kanë karakterin e tyre teatral: një regjisor i padukshëm duket sikur organizon dasmën dhe vdekjen nga fillimi i ceremonisë (së dasmës ose të vdekjes) deri në përfundim të saj.Prej këtij këndvështrimi mund të shihet edhe dikush që këndon ose tregon përralla për një grup njerëzish. Si një aktor i vërtetë, me zërin, gjestet dhe fjalët e tij, ai arrin të krijojë dekorin te spektatorët që e rrethojnë. Ky tipar del më qartë në lojërat popullore, skeçet, argëtimet, karnavalet, shfaqjet popullore, pantonimat etj.Rëndësia e folkloritFolklori është një pasuri kombëtare shpirtërore dhe artistike me vlerë të madhe dhe bukuri të veçantë të krahasueshme me letërsinë e shkruar. Ai përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar, dëshmon identitetin tonë kombëtar, tregon aftësitë dhe mundësitë që ka pasur dhe ka populli shqiptar për krijimin e vlerave artistike dhe shpirtërore. Ai ka shërbyer si kusht dhe pjesë e mbijetesës kundër përpjekjeve asimiluese apo proceseve të tjera mënjanuese, si rrjedhojë e proceseve historike. Folklori shqiptar dëshmon identitetin dhe natyrën njerëzore, përparimtare dhe demokratike të popullit shqiptar. Krijimet e pasura folklorike dëshmojnë vetitë, tiparet, virtytet, zakonet, sjelljet, gjestet sociale të shqiptarëve në shekuj, begatinë shpirtërore dhe aftësitë e tyre krijuese.KA RA HANA NDËR BAJAMAKa ra hana ndër bajama: Nusen tonë e mson e ama:– Duej, moj bi, ti vjehërrin– Besa, nanë, nuk ke çka m’thue,Vjehërrin una do t’a due,1 Vihet re figura e epanastrofës: përsëritja e grupeve të fjalëve rreth floriri, trim të ri, rreth me ar, trim beqar, me të cilat mbarojnë vargjet 1, 3, 7, 9 në vargjet 2, 4, 8, 10.9

