Page 110 - Demo
P. 110


                                    NDIKIMI I SHKRIMTARËVE NGA FOLKLORI Dritëro Agolli dhe krijimtaria populloreNë krijimtarinë e Agollit vërehet në mënyrë të dukshme ndikimi nga letërsia popullore. Agolli e pa folklorin si një model të padiskutueshëm për gjithë letërsinë dhe u mbështet natyrshëm në të. Ai krijoi një model të ri vjershërimi, duke gërshetuar vlerat e letërsisë popullore me mënyrat e reja të shprehjes. Në veprat e tij, elementet folklorike përfshihen në mënyrë organike dhe përpunohen në mënyrën produktive.Ndikimi nga folklori ndihet veçanërisht në lirikë. Agolli ka marrë nga poezia popullore esencën e shpirtit të kombit, kulturën e lashtë, zbërthimin e psikikës, ku pasuria e gjuhës shprehet në mënyrën më të mrekullueshme. Agolli e shpreh haptazi vlerësimin dhe ndikimin e tij nga krijimtaria popullore. Ai pohon: Unë erdha në poezi nga kënga popullore... pastaj hyra në libra. Poezinë popullore, përrallën, humorin dhe të gjithë kulturën popullore nuk e mësova, por e jetova. Në fillim, unë shkruaja si populli. Në letërsinë shqipe është e njohur tradita e mbështetjes në letërsinë gojore, madje janë krijuar edhe modele të shkëlqyera, të cilat tregojnë se mbështetja në të u ka dhënë veprave autoriale një vlerë shumë të madhe.Shkrimtarë të njohur, pararendës të Agollit, si: De Rada, Gavril Dara, Çajupi, Fishta, Poradeci etj., kanë krijuar vepra të shkëlqyera, të cilat shfaqin frymën, ndjesinë dhe gjuhën e folklorit. Dritëroi e njeh fuqinë e folklorit, prandaj merr prej tij atë që identifikon vetë kombin dhe e përpunon në procesin e tij krijues.Agolli lëvroi disa lloje letrare, të cilat janë tipike për krijimtarinë popullore, si: përralla në vargje, fabula, legjenda, balada. Ai shkroi një sërë përrallash në vargje, si: “ Dy vëllezër dhe ujku”, “Përralla e kecërve”, “Kali dhe gomari” etj.Na ishte seç na ishte, more njerëz,Kullosnin shtatë dele dy vëllezër.(Dy vëllezër dhe ujku)Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,ndaj kalit vitheve me shkop i binte.Por kali më në fund durimin humbi,e ngriti bishtin dhe samarin tundi.Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,ti para meje pse ma nxjerr gomarin?E nga të vete s’di fare unë i ngrati,kur rrugën ma ka zënë veshgjati.(Kali dhe gomari)Janë shumë të njohura edhe fabulat në vargje, p.sh.: “Ura e lepurit”, “Sëpata”, “Breshka dhe pula”, “Guri në pellg”, “Derrkuci” etj.E gjetën Breshkën në mal të Dajtit Ta shpinin të jetonte bulevardit.Braktisi Breshka ferrat e greminës Dhe tha në bulevard mes psherëtimës… (Breshka në bulevard)108
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114