Page 111 - Demo
P. 111
Agolli shkroi edhe legjenda, p.sh.: “Qafa e Martës”. Nuk ka ndonjë legjendë që të dokumentojë prejardhjen e emrit të qafës, por poeti i madh ndër të tjera bën refleksione poetike për emrin: Pse ti qafë e malit thirresh Martë?Qafë e Martës dreqi i kuq të marrtëRa dhe vdiq nën shkëmb të lartëDhe pastaj e thirrën qafën Martë.Në krijimtarinë e tij, Agolli lëvroi edhe baladën, ku mund të përmendim: “Zjarret”, “Balada e Rrush-Rrushitit”, “Kaçaku”.Qëndroi mes mureve të drunjtëDy javë Rrush-Rrushiti,Të tretën muret zu t’i tundëDhe burgu zjarr buçiti.(Balada e Rrush-Rrushitit)Në poezitë e tij gjejmë vargje të tëra, të marra nga krijimtaria popullore, në poezitë tilla si “vashëza në zall”, “Sorkadhja qafëgjatë”, “Këngë për Shemo Hajdunë”, “Mike me flori në gushë”, “Doli hëna, doli ylli” etj.Në krijimtarinë e Agollit ndihet fryma popullore, sepse ruhen dhe përmenden doket, zakonet, besëtytnitë popullore identifikuese të kombit të tij.Në poezitë e Agollit ndihet i pranishëm figuracioni që ka një nuancë dhe frymë popullore. Disa vargje të Agollit ngjajnë me vargjet popullore. Në poezi janë të dallueshme metaforat, shumica e të cilave janë të ndërtuara nga mjedisi.Naze pulëbardha,Mos u shaj me mua!Detin e vrenjt vala,Burrin e ngrys gjuha.Agolli u ndikua nga krijimtaria popullore edhe në mënyrën si e shihte të bukurëndhe të mirën, të shkrira në njëra-tjetrën dhe të barasvlershme. Ashtu si në krijimet popullore, edhe tek Agolli antropomorfizimi (mveshja e tipareve, emocioneve ose qëllimeve njerëzore në qenie jonjerëzore ose objekte) dhe zoomorfizimi (tendenca e vështrimit të sjelljes së kafshëve te njerëzit) janë dukuri të pranishme: cjapi kthehet në deputet dhe ministër, lopa shpallet mis, macja është një vajzë etj. Mjedisi fshatar është hapësira ku Agolli ndihet i lirë dhe vetvetja. Është parë, s’është parëVunë ministër një gomarGjindja tha: Goxha ministërMe samar e me kapistër(Nepotizëm)Njësoj si në folklor, në poezinë e tij vërehet prania e figurave të diksionit. Përdorimet e përsëritjeve të tingujve, por edhe të fjalëve në vargje të ndryshme ose në të njëjtin varg, janë të shpeshta. Agolli synon krijimin e muzikalitetit që i ka frymëzuar poezia popullore.Ishin ç’ishin, dy majmunëMe një sharrë bënin punë“Sh, sh, sh” sharronin drunë.(Dy majmunët dhe derrkuci)109

