Page 112 - Demo
P. 112


                                    Tek shkonte këmbëzbathurE bukur, punë e madhe!Më ngjante me thëllëzë, Më ngjante me sorkadhe.(Sorkadhja)Agolli në krijimtarinë e tij përdor metrikën popullore. Prej folklorit ai mori vargun gjashtërrokësh, tetërrokësh, dhjetërrokëshin dhe distikun si strofë. Vargu i tij është i rregullt, i rimuar.Në poezinë e Agollit është i dukshëm përdorimi i frazave dhe i shprehjeve popullore, i frazeologjive etj. Ai përdor në krijimet e tij fjalë, të cilat janë karakteristikë e leksikut të krijimeve popullore dhe sjellin frymën e origjinës: torbë, çorbë, veresie, zullumqare, poture, mëhallë, sënduk, zdap, xurxull, sinor, nallane, gardhiqet, hata etj. Mjaft të pranishme janë edhe fjalët e urta, të cilat sintetizojnë mendimin e popullit, përvojën njerëzore.Nga kjo ka mbetur një proverbë e hershme:për miun vetëm macja është e tmerrshme.(Luani dhe miu)Fjalën merr dhe më i vjetri:Jo kështu s’bëhet pazari!Sa rrush ka, e gjen kandari...(Njerëzia dhe kandari)Në krijimtarinë e Agollit vërehet ligjërimi bisedor dhe përdorimi i një leksiku të zakonshëm. Shpesh, ai krijon një poezi, e cila ngjan me një bisedë të vargëzuar.Poezia lirike e dashurisë është e karakterizuar nga ndjeshmëria, ngrohtësia shpirtërore dhe sensualizmi i përmbajtur. Ai e sheh dashurinë si një burim të madh energjie, por edhe si një ndjenjë që shkakton vuajtje. Në përgjithësi, dashuria paraqitet si një formë kozmogonike, që vjen si shigjetë nga qielli, por te Dritëro Agolli, zjarri i dashurisë, me gjithë kënaqësitë dhe pasojat që e shoqërojnë, vjen nga toka. Shkrimtari ka marrë nga folklori mënyrën si përshkruhet vajza. Ajo është e bukur, e mbushur gjithë jetë, e përshkruar me tipare konkrete.E bukura, tokësore, e thjeshtë, lozonjare, E tillë për mua je ti.(E bukura)Nga toka vijnë figurat, imazhet e ndjesisë tronditëse të dashurisë, që te poeti është njëherësh edhe tundim, edhe mister. Dashuria për gruan e bën të dalë nga shpella e vetmisë dhe e izolimit. Ajo e arrin këtë gjë herë me përkëdheli dhe herë me britma:Për krahu me zor më ke zënë/Të dalim me vrap nga kjo shpellë...(Gruas)Merrmi kryet e vemi në gjoks:Dua të çlodhem...(Pranë saj)Poeti nuk stepet para asnjë pengese a vështirësie. Ai është i bindur se do t’i bëjë malet të lëvizin, detet të shterojnë, për të prekur dashurinë, sepse mendon se ajo është gjithçka: “Mbase më tepër se një zot...”, siç shprehet në poezinë “Në liqen”.110
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116