Page 113 - Demo
P. 113


                                    Marrëdhënia e ngushtë e Agollit me folklorin, duket veçanërisht në librin “Shpirti i gjyshërve”. Në këtë libër mund të shohësh marrëdhënien që është krijuar mes këngëve popullore të krahinës së Devollit dhe poezisë së Agollit, duke i shndërruar dhe përpunuar ato.Kuptojmë tekstin 1. Çfarë qëndrimi mban Agolli ndaj folklorit? Si e sheh ai letërsinë popullore? 2. Si shprehet Agolli për folklorin?____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________3. Cilën traditë ndoqi Agolli në lidhje me folklorin?4. Cilat lloje letrare, tipike për krijimtarinë popullore, lëvroi ai? Jepni shembuj për secilin.____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________5. Cila vepër e Agollit dallon, ndër të tjera, për një marrëdhënie të ngushtë, specifike me folklorin? Cili është objekti letrar që rimerret në këto krijime? Analizojmë nëpërmjet shembujve 6. Në disa prej krijimeve të tij, Agolli përfshin pjesë këngësh popullore, pa i ndryshuar ato. Përmendni disa prej tyre.7. Si e realizon Agolli përshkrimin e vajzës? Çfarë burimi shfrytëzon për të krijuar figurat letrare? 8. Çfarë roli luan gruaja në jetën e poetit? Çfarë ndikimi ka ajo në shpirtin e tij? Analizoni, nga ana kuptimore, vargjet e shkëputura nga poezia “Gruas”: Për krahu me zor më ke zënë Të dalim me vrap nga kjo shpellë... Fjala dhe përdorimi i saj 9. Nëse i referohemi krijimtarisë së Agollit, cilat janë elementet që dëshmojnë mbështetjen në folklor?1.2.3.4.10. Si është raporti i gjuhës poetike të Agollit me gjuhën e krijimeve popullore? Çfarë merr poeti prej saj? S T U D I M T E K S T I 111
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117