Page 115 - Demo
P. 115


                                    PROVERBAT DHE GJËEGJËZAT Fjalët e urtaÇfarë janë dhe çfarë shprehin fjalët e urta. Fjalët e urta ose proverbat janë thënie të shkurtra që shprehin në mënyrë shumë sintetike mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme. Ato paraqiten e shprehen si të vërteta kategorike, të pakundërshtueshme e me vlera të përhershme. Populli i quan edhe “fjalë të moçme” ose “fjalë ari”. Këta terma kanë hyrë në folkloristikë si nga tradita jonë popullore, ashtu edhe përmes huazimeve nga popujt e tjerë. Në praktikën shqiptare përdoren si sinonime, por termi fjalë të urta është më i parapëlqyeri jo vetëm se përdoret gjerësisht në popull dhe në folkloristikë, por sepse më së pari ai vjen nga një burim shqiptar.Lashtësia e fjalëve të urta. Përcaktimi i moshës së fjalëve të urta është shumë i vështirë për t’u bërë. Duke qenë se janë të përhapura në të gjithë botën, mjaft prej fjalëve të urta shqiptare janë të ngjashme, madje ndonjëherë edhe identike me ato të popujve të tjerë. Fjalët e urta janë krijuar në të gjitha kohërat dhe përmbajtja e tyre është e larmishme. Ato, të cilat tregojnë përvojën e përftuar nga njeriu në luftën e vet me natyrën, janë nga më të hershmet dhe kanë të bëjnë me stinët, me motin dhe dukuritë e natyrës, lidhur ngushtësisht me interesat e bujkut dhe të blegtorit: Bora është jorgan i bimës. Gjysmë prill, merr e mbill. Maji pa shi, rrushtë si qershi etj. Fjalëve të urta që iu referohen ngjarjeve historike ose personazheve të njohur u dihet mosha me përafërsi.Tiparet dhe veçoritë stilistike të fjalëve të urta. Tiparet e fjalëve të urta janë sintetizmi, thukëtia (ngjeshja), karakteri përgjithësues dhe mënyra figurative e të shprehurit.Fjalët e urta ndërtohen me fjali mungesore. Ideja e tyre nuk del nëpërmjet shtjellimit të ndonjë subjekti, pasi fjalët e urta janë vetë ideja. Fjalët e urta kanë marrëdhënie me krijime të tjera folkloristike si: shprehjet proverbiale, shprehjet frazeologjike, frazeologjizmat, fabulat, përrallat novelistike, humoristike, anekdotat etj. Pavarësisht nga origjina e tyre e hershme, fjalët e urta sot dallohen mjaft qartë nga të gjitha llojet e tjera, me të cilat mund të kenë tipare të përbashkëta. Fjalët e urta janë krijime artistike, të cilat nuk mund të zëvendësohen me një fjalë, ndryshe nga shprehjet frazeologjike që janë të zëvendësueshme nga një fjalë e vetme. Fjalët e urta e shprehin mendimin në dy mënyra: 1. të drejtpërdrejtë: Puna të jep shëndet. 2. të tërthortë, figurative: S’mbulohet dielli me shoshë (pra, e vërteta nuk mund të fshihet).Kur fjala e urtë e shpreh mendimin në mënyrë të drejtpërdrejtë, vlera artistike e fjalës së urtë qëndron te mprehtësia e përgjithësimit, te drejtësia e mendimit dhe aftësia për të shprehur mendimin me sa më pak fjalë. Kur mendimi shprehet në mënyrë figurative, përveç këtyre shtohet dhe aftësia për të gjetur figurën e duhur artistike. Populli ynë përdor figura të shumta artistike, si krahasimi, metafora, aliteracioni, antiteza etj.: Duaje atdhenë si shqiponja folenë. Bes’e shqiptarit si purtek’ e arit. I djeg atij që ka mizën në kësulë. Kokën e ulur nuk e ha sëpata. Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. Ku di dhia ç’është tagjia? 113
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119