Page 116 - Demo
P. 116


                                    Tema Fjala e urtë1 Atdheu, vendlindja Duaje atdhenë si shqiponja folenë. Kali, kur don me cofë, hjek kah shpia.2 Liria, dinjiteti Liria asht e shenjtë. Liria fitohet e nuk dhurohet. Po s’nderove veten, s’të nderon njeri.3 Trimëria Ai që s’ka gojë, vdes pa ardhë dita. Trimi s’është kurrë gënjeshtar.4 Besa Besa është më e fortë se vdekja. Besa s’kthehet. Besa s’lot. Dhe fjalën, dhe jetën.5 Puna dhe qëndrimi ndaj saj Ai që përton sot, do pendohet mot. Dembeli është gjithmonë i unshëm.6 Disiplina në punë Fjalët shumë, punët lumë. Kur ke kohë, mos prit kohë. Lum i pari, mjerë i mbrami.7 Kursimi Ai që s’kursen, nuk vlen. E lira bie shtrenjtë. Kokrra-kokrra mbushet thesi.8 Miqësia dhe bashkimi Bashkimi bën fuqinë, vetmia ligësinë. Duaj, të të duan. Miku i vërtetë njihet në nevojë.9 Bujaria dhe kolektivizmi Ai që kërkon, ka një faqe të zezë, ai që s’jep, i ka të dyja. Bukë e krypë e zemër.10 Mirësia, mirënjohja Bëj mirë, të gjesh mirë. Buka s’bëhet gur. Kur pi ujë, kujto burimin.11 Drejtësia, ndershmëria Deles i ngjiten ferrat. Dielli bën dritë për gjithë dynjanë. E drejta ka rrugën e gjatë, por vjen.12 E vërteta, sinqeriteti E vërteta – e urueme, gënjeshtra-e mallkueme. T’i kemi sahanët pa kapak.13 Aftësia dhe mençuria Do gjoks të ngjitet mali. I zoti ia di pleshtit kërthizën. Kush ka kokë, ka jetë.14 Maturia, masa Ai që shumë flet edhe shket. Ç’e ban goja e lan pushka. Fjal vret pa bërë plagë.15 Kujdesi Ç’derdhet, s’mbledhet. Dita ka sy, nata ka veshë. Rruga vade s’ka. Ujku do tym.16 Mirëbesimi, fjala dhe vepra Ai që premton shumë, ban pak. Fjalët i merr era. Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron.17 Urtësia, fjala e ëmbël Duro, se fiton. Fjala e mirë çan një gur. Fjala mort s’ba. Mos i fryj zjarrit.18 Thjeshtësia Fjalë pak e punë shumë. Fodullëku – nëna e të këqijave. U mbars mali e polli një mi.19 Dituria, përvoja Dija nuk falet, po fitohet. Dita do mësojë ditën. S’ka lerë njeri i mësuar.20 Edukata, tradita Ku di derri ç’është nderi. Më parë del shpirti se huqi. Shartohet lisi plak?21 Për ndjenjat estetike Bukuria ikën, dituria mbetet. E bukur si peri, mentë firifiu. Mendja e zbukuron njerinë.22 Rrjedhime të sjelljes e të veprimeve Çfarë hedh, atë mbledh. Ç’ka t’i bajsh nanës, ta ban djali. Si shtrove, të shtruan.23 Jeta dhe optimizmi Ç’ndjell, mbështjell. E keqja harron të keqen. Halli të plak. Kush ka qeshur dhe do qajë.24 Njeriu Burri-më i fortë se guri. Njeriu njihet që në sy. S’ka njeri të rënë nga qielli.25 Mjedisi dhe individi Ai stan atë bulmet do japë. Ç’të bën fshati, s’ta bën fati. I shami të shan.26 Kolektivi dhe udhëheqësi Lisin e gjatë e ha sopata. Peshku qelbet nga krytë. Shtëpia don zot.27 Rinia dhe pleqëria Fjal e plakut trar i pragut. I riu si veriu. Lisi i njomë – hija e gjithkujt.28 Rregullsia, zhvillimi Avash-avash bëhet shelegu dash. Çdo gja në kohën e vet. Gur, gur bëhet kalaja.29 Familja, farefisi, fqinjësia Asht jetë e do shkohet, nuk asht rrobe të arnohet. Blej komshinj jo shtëpinë.30 Mënyra e jetesës Gjumi bie gjumin. Kur ke shëndet ke gjithçka. Pastërtia është gjysma e shëndetit.31 Mjetet materiale dhe njeriu Lufta do fishekë. Nuk punon mulliri, kur s’ka ujë vija. S’matet deti me tas.32 Mjeshtëritë Mëso një zanat, pa lëre, kur t’ia kesh nevojën, zëre. Mos rrjedhtë, pikon.33 Moti Doli janari, erdhi behari. Gusht e gunë. Pa dalë korriku, s’piqet fiku.34 Gjendja dhe marrëdhëniet klasore në të kaluarënAgai e ka: ha e pi e bjer e fli. Agai të merr dhinë me gjithë kec. Agai të vret dhe s’të paguan.35 Shteti dhe politika Loste masha në Ali Pasha. Vetë Ali, vetë kadi. Rushati djeg Bushatin.36 Feja dhe kleri Iu nxi mjekra priftit se i ngordhi gomari hoxhës. Pa pare s’hipën hoxha në minare.37 Nga psikologjia e pronës privateMë mirë një mik sesa një çiflig. Kur bie lisi përdhe, të tërë marrin nga një dru. Paraja është e dhëmçur barabar me shpirtin.114
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120