Page 117 - Demo
P. 117
Përmbajtja dhe motivet. Fjalët e urta janë thënie figurative, të shkurtra, me anën e të cilave popullit ynë ka përgjithësuar përvojën e tij jetësore në aspekte të ndryshme, si: qëndrimi ndaj punës dhe përcaktimi i vlerave të saj; dashuria për vendin; marrëdhëniet midis njerëzve; botëkuptimi i popullit; morali dhe përpjekjet e njeriut për një jetë sa më të mirë e të shëndoshë; respektimi i vlerave të traditës etj. Fjalët e urta e shprehin mendimin në forma të ndryshme:1. si përfundim logjik: Po s’punove në të ri, do të vuash në pleqëri; Punove, gëzove; 2. si parim apo ligj: Burrë e grua, mish e thua; Koka e falur nuk pritet; Lumi fle, hasmi s’fle;3. si këshillë: Shtriji këmbët sa ke jorganin etj.Fjalët e urta flasin për jetën, për natyrën, për njeriun, për familjen, për shoqërinë etj.Në disa raste, për të njëjtën dukuri ka fjalë të urta të ndryshme, madje të kundërta. Kjo ndodh sepse ato janë krijuar në periudha të ndryshme dhe nga njerëz të shtresave të ndryshme. Fjalori i Akademisë së Shkencave (1983) ka grupuar në 37 zëra 13 910 fjalë të urta.Struktura dhe forma metrike. Ndërtimi i fjalëve të urta është shumë i ndryshëm.Shumë fjalë të urta ndërtohen pa folje. Ato paraqiten në formën e një vargu ose të dytri vargjeve, si dhe në formën e një fraze në prozë. Fjalët e urta mund të kenë rimë ose jo. Ato mund të jenë edhe në formë pyetjeje. Në rastin kur fjalët e urta ndërtohen me dy fjali, fjalia e parë mund të jetë edhe pyetëse.1 Fjalë të urta pa folje 1. I duruari, i fituari. 2. I përtuari, i mjeruari.2 Fjalë e urtë me një fjali pa rimë 1. Gjaku s’bëhet ujë. 2. Kur ke zemër, ke dhe krahë.3 Fjalë e urtë me një fjali në formë pyetjeje1. Or Kazi, or Kazi, a s’do a s’di? 2. Të lë djalli të bësh pashkë? 4 Fjalë e urtë me dy fjali, ku e para është pyetëse1. Punove? – Gëzove. 2. Nga je? Nga fshati i gruas.3. U martove? Vdiqe shkove.4. Pse rron burri? Për nji nomuz1. 5. Kush është mjek? Ai që hjek.5 Fjalë e urtë me moral fabule 1. Frikacakun e rrahin e ai thotë: “Qëllo dhe një herë, pa të shoç!2. Kur i morën armët Lekë Dukagjint, tha: “Ma mirë me thanë, qe Leka, se qe vorri i Lekës”.3. – Ç’bëri lopa në ato gropa, viç apo krriç? – Unë i mjeri s’di hiç që lopa pjell viç.6 Fjalë e urtë me një varg të thjeshtë me rimë1. Fjalëgjatë, punëthatë.2. Fjalë e thënë, gurë i shtënë. 3. Kush s’punon, dheut i rëndon.7 Fjale e urtë me dy vargje me rimë1. Ari në zjarr provohet/miku në rrezik kuptohet.2. Bëj atë që duhet/mos vështro se ç’thuhet. 8 Fjalë e urtë me tri vargje 1. Puno sa të jesh i ri/se kur të plakesh, /s’të bën dobi.2. Ia dha pemës, u tha /ia dha gurit, u ça/ia dha njeriut – duroi. 3. Kur u bë qeni langua,/urdhëron Isuf shejtani/pika që s’më bie mua!4. Ku flet e s’të dëgjojnë/kur qasesh e s’të afrojnë/mos dëgjo, kur të kërkojnë.1namus, nder115

