Page 118 - Demo
P. 118
9 Fjalë të urta me aliteracion 1. Fiku fiknë e sheh, pa piqet. 2. Më mirë sokol një ditë, sesa sorrë një vit.9 Fjalë të urta me asonancë 1. Kali i mirë e shton tagjinë.2. Kush ka kohë e pret/ kohën dëm e kot humbet. 3. Ç’ke në xhep, ti marrin hop/ ç’ke në tru s’t’i marrin dot. 10 Fjalë e urtë në formë antiteze, kontrasti1. Kush qahet, s’këndon kurrë.2. Çdo e keqe ka edhe një të mirë. 3. E ëmbla ka dhe të tharta. 4. Koha lëndon, koha shëron. 5. Kur gjen më keq, kujto më të mirën.6. S’ka gëzim pa hidhërim. 11 Fjalë e urtë me rimë të brendshme1. I pruri gjëma, i mori nëma. 2. Nëntori, dasmori.Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Çfarë janë dhe çfarë shprehin fjalët e urta?Fjalë të urta janë: ______________________________________________________________________________________________Fjalët e urta shprehin: ________________________________________________________________________________________2. Si emërtohen ndryshe fjalët e urta ? Përse trajta “fjalë të urta ” është më e parapëlqyera ndër sinonimet e tjera që përdoren për t’i emërtuar ato?Emërtime sinonime, në popull, për fjalët e urta:______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Shpjegimi:______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________S T U D I M T E K S T I Vlerat e fjalëve të urta. Fjalët e urta janë pjesë e rëndësishme e prozës popullore, ku është ngulitur e përgjithësuar përvoja jetësore e brezave të popullit tonë. Ato trajtojnë çështje që populli ynë i ka hasur që në kohët e hershme, prandaj konsiderohen si enciklopedi të urtësisë dhe të filozofisë popullore, të ndërgjegjes artistike dhe estetike të popullit shqiptar. Fjalët e urta janë gjykim dhe vlerësim i situatave dhe i jetës materiale shpirtërore, i përvojës, i praktikës dhe i veprimtarisë popullore shumëshekullore. Ato paraqiten si përfundime, të cilat rrjedhin pas një analize a sinteze dhe verifikimi të gjatë në jetë. Si të tilla, ato synojnë ta përgatitin njeriun për jetën, ta udhëheqin atë në punë, në sjellje, në veprimtari apo përpjekje si pjesëtar i denjë i shoqërisë. Në këtë mënyrë, fjalët e urta paraqiten edhe si mesazhe ndër breza.Një lidhje e tillë e fjalës së urtë me jetën, dëshmon për karakterin e tyre tejet realist.116

