Page 121 - Demo
P. 121


                                    PROVERBAT DHE GJËEGJËZAT GjëegjëzatÇfarë janë dhe çfarë shprehin gjëegjëzat. Gjëegjëzat janë krijime të vogla, që kërkojnë përgjigje për një pyetje të bërë në mënyrë të tërthortë. Ato janë pyetje që bëhen zakonisht në formë metaforike, për të gjetur një send a përgjigje që nënkuptohet në to, duke vënë në dukje, përmes pyetjes, dukuri apo karakteristika të pjesshme të tyre. Gjëegjëzat janë pjesë e prozës popullore shqiptare. Në popull, ato njihen edhe me emërtime të tilla, si: kashë e lashë, gjëza, ojza, enigma, kocakazele etj.Lashtësia e gjëegjëzave. Gjëegjëzat janë krijime të hershme, që kanë luajtur funksione të caktuara në kohë të ndryshme.Ato e kanë origjinën tek enigmat e antikitetit ku kërkoheshin përgjigje nga tempujt paganë. Gjëegjëzat janë të regjistruara në tekstet shkollore babilonase dhe janë të pranishme në kulturat autoktone të shumë popujve. Prania e tyre vërehet edhe te përrallat dhe anekdotat. Disa përralla janë të ndërtuara mbi bazën e gjëegjëzës, ku shtrohen si pyetje për t’u zgjidhur nga personazhet. Në këtë rast, gjëegjëza paraqitet si nyjë lidhëse për zhvillimin e subjektit ose ndihmon në shtjellimin e tij.“...Gjëegjëza vjen si një detyrë e hershme e mendimit primitiv për rregullimin e botës që na rrethon... Vihet re një interes në rritje për fenomenin e natyrës, për fenomenin e jetës dhe për gjërat e thjeshta, të cilat e rrethonin njeriun kur bota ishte krejt e re. Të gjitha harmonitë dhe përshtatshmëritë, të gjitha mospërputhjet dhe paqëndrueshmëritë joshin vëmendjen e njerëzve, veçanërisht të fëmijëve.Prandaj fëmijët i pëlqejnë gjëegjëzat, prandaj njerëzit primitivë i duan ato dhe prandaj i gjithë folklori është plot me to. Ato janë mistere dhe, në të njëjtën kohë, mendime te reja racionale.”M. BlonfledTema Gjëegjëza1 Njeriu Gjymtyrët, organetRrumbullak, strumbullak/ka shtatë brima rreth e qark. Rrashta e mbulon/të gjitha t’i tregon. Një lopë, në një gropë. Dy qypa me kokë poshtë. [Koka. Truri. Goja dhe gjuha. Hunda.] Jeta familjareArolinga, torolinga/na vjen miku pa opinga/Ç’është? Tetëdhjetë thonj e gisht/dy kufoma në një shpirt. Qesh i afërm e u bana i largim. [Foshnja kur lind. Gruaja me barrë. Humbja e shikimit nga pleqëria.]2 Puna dhe mjetet e punësPunët dhe mjetet e punës në bujqësiÇ’është një: mish tej e mish këtej e dru në mes?Një herë në mot, del e kullot. Bri si kau s’ka/bar e kashtë s’ha/kaq shumë punon/sa dhjetë qeve ua kalon. [Parmenda dhe qetë.Drapri. Traktori.]Punët dhe mjetet e punës në blegtoriUaa-uii, që në mal e në vërri. [Këmbora e bagëtisë.]Punët dhe mjetet e punës të zanatçinjveNjë plakë me tepsi në kokë. Mijë-mijë nyjë /mijë-mijë vrima.[Gozhda. Rrjeta e peshkut.] Punët dhe mjetet e punës në ekonominë shtëpiakeE ëma lozonjare/e bija lodërtare. Pesë çekanë, ngrenë kalanë. Një e hollë e karkacule, që të nis e të bën lule. Dy sëpata lata-lata/presinë pala të thata. [Furka me boshtin. Shtizat e çorapeve.Gjilpëra. Gërshërët.]Mjete të shkëmbimit ekonomikNjë plak i vjetër/na dëften të drejtën. Ja shkon e vogla të madhes. Një i drejt’ i botës. [Kandari. Paraja. Kandari.]119
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125