Page 123 - Demo
P. 123


                                    Tiparet dhe veçoritë stilistike. Në gjëegjëza ka një enigmë që duhet zbuluar. Rreth objektit që duhet përcaktuar, jepen tërthorazi disa të dhëna. Pyetja e dhënë konsiston në paraqitjen e së panjohurës, nëpërmjet ngjashmërisë midis sendeve dhe dukurive të afërta me të.Sendi apo dukuria që jepet fsheh sendin apo dukurinë që kërkohet.Sendi apo dukuria nuk emërtohet me fjalën e vet përkatëse, por me shprehje të tjera të zgjedhura. Këtë, gjëegjëza e realizon nëpërmjet perifrazës. Atij që i duhet të gjejë përgjigjen e një gjëegjëze, pjesa pas pyetjes i jep të dhëna të tilla, si: lënda e ndërtimit të sendeve, ngjyra e tyre, funksioni që kryejnë, forma me të cilën paraqiten pjesët përbërëse dhe numri i tyre, shija, tingulli a zhurma që bën sendi a dukuria etj.Mund të jepen një a më shumë cilësi të tilla për t’u orientuar në zgjidhjen e enigmës. Të gjitha këto të dhëna jepen në formën e një shprehjeje figurative, si metafora, antiteza, krahasimi etj. Nëpërmjet të dhënave kërkohet zgjidhja e enigmës, që në fakt është dhe dhënia e përgjigjes për pyetjen e bërë. Enigmat ose përgjigjet janë të ndryshme, si: për njeriun dhe veprimtarinë e tij, për ushqimin, banesën etj., për natyrën që e rrethon, për botën bimore e shtazore, për zgjidhjen e problemeve etj. Përshkrimi metaforik që bëhet në gjëegjëza zbulon edhe filozofinë dhe qëndrimin e popullit ndaj objektit të enigmës.Prandaj në gjëegjëza është shumë i pranishëm humori. Gjëegjëzat kanë karakter alegorik. Alegoria është një ndër mjetet artistike kryesore për ndërtimin e gjëegjëzave dhe shërben për zbulimin e thelbit e të përmbajtjes së tyre. Përmbajtja e gjëegjëzave. Kuptimi rreth përmbajtjes së gjëegjëzave në kohë dhe në vende të ndryshme nuk ka qenë i njëjtë. Ai shihet i lidhur ngushtë me funksionet e tyre. Fillimisht, gjëegjëzat kishin funksion magjik, më vonë mbizotëroi funksioni zbavitës. Në gjëegjëza shtrohet një problem për t’u zgjidhur, ose kërkohet të gjendet një send ose dukuri e caktuar, nëpërmjet dhënies së tipareve të ngjashme a të afërta të ndonjë sendi a dukurie tjetër. Për zbërthimin e pyetjes, pra, për të gjetur objektin e kërkuar, veprohet me anën e një arsyetimi, duke krahasuar elementet e dhëna, figurative, në analogji të objekteve të panjohura. Gjëegjëzat përmbajnë cilësitë më të rëndësishme të punës dhe të veprimtarisë jetike të popullit. Nëpërmjet përdorimit të figurave të ndryshme, populli ka nxjerrë në dritë anët më të spikatura të objekteve. Gjëegjëzat sjellin informacion për kushtet shoqërore, ekonomike, kulturore të periudhave të ndryshme historike.Struktura dhe forma e gjëegjëzave. Gjëegjëzat përbëhen nga dy pjesë: pjesa figurative, parashtrimi i pyetjes dhe përgjigja. Gjëegjëzat paraqiten si krijime dypjesëshe, në lidhje e vartësi reciproke. Por ky përcaktim lë jashtë gjëegjëzat e quajtura problemore. Edhe klasifikimi tematik: gjëegjëza për njeriun dhe pjesët e trupit të njeriut, gjëegjëza për natyrën dhe dukuritë e saj, nuk përfshin gjëegjëzat problemore. Gjëegjëzat janë të thjeshta dhe problemore. Ndërsa të thjeshtat nga ana e tyre ndahen sipas kriterit ideotematik. Në bazë të këtij kriteri, për secilën nga gjëegjëzat përcaktohet synimi, ideja. Më pas caktohen grupet tematike. Nga ana tjetër, përcaktimi i tyre mund të bëhet edhe mbi bazën e tipareve formale: 121
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127