Page 124 - Demo
P. 124
lloji i vargut, rima. Gjëegjëzat mund të jenë krijime në prozë, por në shumicën e rasteve janë krijime në poezi në formën e një apo disa vargjeve, zakonisht me rimë fundore. Ka edhe gjëegjëza me rimë të brendshme ku rimojnë fjalët e rëndësishme që mbartin enigmën. Nuk mungojnë edhe gjëegjëzat të ndërtuara me fjalë onomatopeike. Zakonisht shprehja e parë e gjëegjëzës shqiptare fillon me pyetje të tilla: “Ç’është një gjë?”, “Ç’është një gjëegjëzë?”, “A e din gja?”, “Ç’a i gjaz e gjazë”, “Ç’është një e ç’është dy?” etj. Mundet që pyetja “Ç’është?” të jepet jo në fillim, por në fund të paraqitjes së pjesës së parë. Këto pyetje me kohë kanë marrë formën e klisheve, duke u bërë në të shumtën e herëve pjesë përbërëse e gjëegjëzave. Në botime të ndryshme këto formula nuk jepen.1 Gjëegjëza në prozë Pesë motra rreth nji bunari tuj u sjellë dhe kurnja brenda s’bjen. 2 Gjëegjëza me një varg O ni gjalë (djalë) i ri me yll n’ballë. Një shtëpi me nji shtëllë (shtyllë). Një hu me kapele. [Kandili. Çadra. Çadra.]3 Gjëegjëza me disa vargje E hapur si kërpudhë/e mbyllur si qiri/me qindra sheh në udhë, kur nis e bie shi. [Çadra.]4 Gjëegjëza me rimë fundore Se li, se la/se buall, se ka/se dele, se dhi/as unë nuk e di. [Kuleta.]5 Gjëegjëza me rimë të brendshmeNjë kuti, plot inxhi. Një qen i zi, ruan shtëpinë e tij. [Goja me dhëmbët.Kyçi i derës.]6 Gjëegjëza me aliteracion Kur e shti, e shti në okë /kur e nxjerr, e nxjerr me copë [Dërstila.] 7 Gjëegjëza me perifrazë Mulliri bluan, dëllinja luan. [Goja dhe mustaqet.]8 Gjëegjëza me krahasim Petë-petë si byrek. [Qepa.]9 Gjëegjëza me antitezë I vdekuri këndon/i gjalli s’këndon. [Këmbora e bagëtisë]10 Gjëegjëza onomatopeike Allollua, dollollua/dëng e dëng nëpër katua. [Këmbora e bagëtisë]Rëndësia. Nëpërmjet gjerësisë së shprehjes së pasuruar vazhdimisht gjatë shekujve, gjëegjëzat kanë luajtur funksion njohës, zbavitës dhe edukues. Sot, gjëegjëzat janë më shumë krijime të mirëfillta folklorike të praktikuara dhe të pëlqyera nga fëmijët.Duke pasur një tematikë të pasur, gjëegjëzat zgjojnë te fëmijët interesa të shumtë. Ata përpiqen të gjejnë zgjidhjen e problemit të shtruar, të provojnë aftësinë dhe zgjuarsinë e shokëve, njohuritë e tyre. Gjëegjëzat nxitin te fëmijët arsyetimin logjik, i bëjnë më të shkathët e më të përqendruar. Nga ana tjetër, gjëegjëzat, me mprehtësinë e tyre, kanë edhe karakter argëtues. Të gjitha këto realizohen nëpërmjet një gjuhe figurative, që ngulitet mjaft bukur në kujtesën e çdo njeriu. Për këtë ndihmon edhe tipari i ngjeshjes së gjëegjëzave, që buron nga një përvojë e gjatë jetësore.122

