Page 127 - Demo
P. 127


                                    LegjendatLegjendat ose gojëdhënat janë tregime fantastike, në të cilat ngjarje me bazë historike ose reale tjetërsohen nga imagjinata popullore.Ato janë pjesë e prozës popullore dhe hasen kudo në trojet ku ka shqiptarë. Të pasura me subjekte nga më të ndryshmet, trajtojnë tema dhe motive të larmishme, kanë forma të ndryshmet, legjendat dhe mjete shprehëse e stilistikore të shumëllojshme. Në legjenda vepron një galeri e panumërt personazhesh. Legjendat shqiptare pasqyrojnë, shprehin, përcjellin ide, mendime, ndjenja e dëshira të caktuara në mënyra të ndryshme dhe origjinale. Ato i janë nënshtruar një procesi të brendshëm zhvillimi, janë pasuruar me shtresëzime të ndryshme gjatë periudhave historike, duke sjellë vazhdimisht informacion të pasur e origjinal.Tiparet e legjendave. Legjendat kanë një subjekt që thuret artistikisht. Ato synojnë të japin të dhëna për ngjarje, figura dhe vende të ndryshme, të cilat i përcjellin përmes fantastikes, trillimit, aq sa edhe kur figurat janë historike ose reale, shndërrohen dhe duken si të pabesueshme. Figurat artistike karakteristike për legjendat janë personifikimi dhe hiperbola, funksioni i të cilave nuk është vetëm estetik. Në fillimet e tyre, gojëdhënat mund të kenë pasur vetëm funksion njohës por, në gjendjen që i njohim ne, i gëzojnë të plota funksionet dhe vlerat që ka në përgjithësi arti folklorik.Llojet e legjendaveKriteret për klasifikimin e legjendave janë të shumta. Një ndër kriteret është ai në bazë të kuptimit të dhënë, i cili i ndan legjendat në mitologjike dhe historike.a) Legjendat mitologjike janë krijimet më të hershme në tërësinë e folklorit shqiptar. Në lashtësi, njeriu e mbushte zbrazëtinë e njohurive të tij shkencore me përfytyrime të një karakteri joreal. Ai e hyjnizonte natyrën dhe e merrte “me të mirë”. Nisur nga nevoja për të shpjeguar dukuritë natyrore që ndeshte vazhdimisht dhe nga dëshira për ta nënshtruar natyrën, ai përpiqej të gjente mënyra për ta zbutur dhe sunduar atë. Në këtë mënyrë lindi mendimi mitologjik, sipas të cilit pranohej se natyra dhe dukuritë e saj kanë shpirt. Bashkë me mendimin lindi edhe krijimtaria. Njeriu primitiv krijoi legjendat me të cilat shpjegonte dhe përligjte prejardhjen e dukurive të ndryshme.Në legjendat mitologjike, ashtu si te “Metamorfozat” e Ovidit, flitet për figura të ndryshme mitologjike, për krijimin e gjithësisë, krijimin LEGJENDAT DHEKËNGËT LEGJENDARE Legjendat dhe llojet e tyreFolkloristika botërore përdor termat legjendë dhe gojëdhënë, të cilat përdoren edhe si sinonime, edhe me kuptime të veçanta. Në rastin e dytë i shohin gojëdhënat si tregime popullore, që i interpretojnë dukuritë dhe ngjarjet në botë e në jetë si të “trilluara”, ndërsa legjendat si tregimet me përmbajtje fetare, që lidhen me kishat dhe vendet e shenjta, por të folklorizuara nëpërmjet transmetimit, përcjelljes gojë më gojë.Për francezët, italianët, anglezët, legjenda është sinonim i gojëdhënës, ndërsa rusët, bullgarët, maqedonasit etj., bëjnë dallim mes legjendës (krijim popullor që përmban në vetvete elementin fantastik) dhe gojëdhënës (krijim i mbështetur në fakte reale ose të mundshme për t’u besuar). Disa studiues nuk i konsiderojnë gojëdhënat si krijime të mirëfillta artistike, sepse sipas tyre, funksioni artistik i gojëdhënave është dytësor, u mungon elementi artistik dhe komunikojnë dituri primitive, pa karakter artistik.\125
                                
   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131