Page 128 - Demo
P. 128


                                    e bimëve, kafshëve, shpendëve, për fenomenet atmosferike etj. Këto legjenda janë trillime artistike me karakter fantastik e didaktik dhe me subjekt të mirëfilltë. Legjendat mitologjike ndahen në grupe, por kufijtë mes tyre nuk janë të prerë, pasi në secilën nënndarje ka një element mbizotërues që i bashkon.1. Legjendat për figura mitologjike kanë në qendër figurat e mitologjisë shqiptare si: kreshnikët, zanat, orët, shtojzovallet (Zërat e Jugut, Gërzheta, E bija e Diellit, E bija e Hënës) etj.2. Legjendat kozmogonike bëjnë interpretimin artistik popullor pagan mbi krijimin e gjithësisë. Ato trajtojnë probleme që lidhen me krijimin e botës, të jetës, të njeriut, të hapësirës qiellore (yjeve, diellit, hënës etj.) dhe të rolit që luajnë objektet e ndryshme të hapësirës kozmike. Si shembull mund të shohim legjendën e zënkës mes vëllait (Diellit) dhe motrës (Hënës), të cilët u zunë dhe prandaj nuk janë kurrë bashkë: dalja e njërit përjashton daljen e tjetrit dhe anasjelltas.3. Legjendat gjeofizike shpjegojnë dukuri të ndryshme të  natyrës, si era, stuhia, batica, zbatica, tërmeti etj. dhe lidhjet mes tyre, si dhe krijimin e krahinave të ndryshme gjeografikoetnografike. Legjenda të tilla janë për shembull: Ylli i karvanit, Plakat e marsit, Vijat në malin e Shpiragut, të Bistricës etj.4. Legjendat zoogjenetike dhe fitogjenetike trajtojnë gjenezën dhe karakteristikat e kafshëve, bimëve dhe luleve, si p.sh.: krijimin e breshkës, të qyqes, të nuselalës, të manushaqes etj. Në këto legjenda ndodh shndërrimi i njerëzve në kafshë, bimë ose lule. Disa nga legjendat e shndërrimit në kafshë ose zogj janë “Djali gjarpër”, “E motra e Agës, Hasan Agë bëhet qyqe” etj. Legjenda të shndërrimit të njerëzve në pemë ose lule janë: “Ashike Imeri e Begzadja e Bardhë”, “Shumë u desh trimi me vashën”, “Kur leve, leve ti vashë”, “Valla e Engjelinës\legjendat e luleve: Froso, Sapun-Qyqe, Honinë, Thundër Mushke etj.Djali gjarpër Një grua pas 9 vjetësh martesë, bën një fëmijë gjarpër. Kur rritet, ky fëmijë i çuditshëm kërkon të martohet me të bijën e mbretit. Prindërit e tij e kërkojnë vajzën për djalin e tyre, por mbreti pranon vetëm pasi i shtrojnë më parë me florinj një rrugë 7 orë të gjatë. E ëma e djalit çuditet se si e bija e mbretit tregohej e kënaqur nga martesa me një gjarpër. Por, në të vërtetë, ai s’ishte i tillë: natën kthehej në një djalë shumë të bukur. E ëma i merr një natë lëkurën e gjarprit dhe ia djeg që të mos kthehet më në gjarpër, por djali vdes me fjalët: “Shpirtin, nanë, mua ma ke marrë!Kmishën n’zjarm ç’ma ke djegë?Edhe gjashtë vjet nanë, ti me pa’ pritë,Un vetë kmishën nan’ e kisha hjekë.Amanet, nanë po ta lâ,Kur të mushen plot nan muej,Me barrë nusen po ua lâ,Dy djelm Zoti ka me ja falë,Jâri ka me kenë hajri i shpish,Tjetri është sherri i kojshisë.” (E këndoi Marash Mirashi nga Hoti, Gajush-Bregu i Matës, 1953)Legjenda: Skënderbeu përpiqet të marrë me shpatë një monedhë ari, që bie nga mushka e stolisur me flori.Mushka i vuri këmbën sipër floririt dhe e fundosi. Që atëherë, floriri u bë lule e verdhë me emrin lule thundër mushke.\126
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132