Page 129 - Demo
P. 129
5. Legjendat fetare tregojnë dhe shpjegojnë motive të caktuara fetare, të papërfshira në librat e shenjtë fetarë.6. Legjendat eponimike shpjegojnë origjinën e fiseve të ndryshme dhe të popullit shqiptar në tërësi.7. Legjendat onomastike shpjegojnë emra malesh, kodrash, fushash, lumenjsh, liqenesh etj. Shumë legjenda dhe emra vendesh janë të lidhur me figurën e Skënderbeut: legjenda e burimeve të fshatit Shkretë të Krujës, legjenda e Kroit të Vashës në Bushkash, emri i Kroit të Skënderbeut, Gurra e Mamicës, Shkëmbi i Skënderbeut, Tryeza e Skënderbeut, Gjurma e malit të Skënderbeut etj.b) Legjendat historike janë krijime artistike më të vona, të cilat trajtojnë një ngjarje, dukuri apo figurë historike, pavarësisht nëse ekzistojnë apo jo burime të shkruara për të. Në këtë kuptim, ato mund të konsiderohen si interpretime artistike popullore, si përfytyrime për ngjarje, dukuri apo figura të caktuara të periudhave të ndryshme historike. Në këto krijime me funksion edukativ, njohës e moralizues, mendimi artistik mbizotëron mbi faktin historik. Përcjellja gojore e dëshmive historike ka çuar në legjendarizimin e ngjarjeve, dukurive dhe figurave historike. Në legjendat për figurat historike, nëpërmjet hiperbolizimit flitet për bëma të jashtëzakonshme.Legjendat historike kanë tematika të shumëllojshme me personazhe njerëz konkretë, realë. Në to, ndryshe nga përrallat, mungojnë personazhet fantastike dhe ndryshe nga legjendat mitologjike, koha, vendi i ngjarjes dhe detaje jetësore janë të përcaktuara.Legjendat historike ndahen në dy grupe: legjenda për figura historike dhe legjenda Ashike Imeri dhe Begzadja e Bardhë Ashike Imeri e Begzadja e Bardhë i japin fjalën njëritjetrit se do të martohen së bashku. E ëma e Ashikut e marton djalin me një nuse tjetër, por ai natën e parë të martesës vret veten. Begzadja vesh rrobat e nusërisë dhe shkon e vdes pranë tij. Nga marazi vdes edhe nëna e Ashikut, të cilën krushqit e varrosin në mes të dy të dashuruarve. Nga varret e të rinjve rritet një dardhë dhe një mollë, nga ai i plakës një ferrë e keqe që s’i lë degët e pemëve të bashkohen.Vetëm kur e nxjerrin plakën nga varri, molla e dardha fillojnë të mbushen plot me pemë. Edhe pse me fund tragjik, kjo këngë simbolike për subjektin dhe rrëfimin artistik, konsiderohet si një nga krijimet më të bukura të folklorit tonë.Disa kohë kite kalua,Ku kish pasë Ashiku kryet,bash te vorri ni dardhë i ka bi;Ku kish pasë njajo plaka kryet,I ferr’ e egër aty kite pa’ dalë;Ku kish pasë Begzadja kryet,Aty bike ni moll’ e bukur.Molla e dardha kokrra nuk po bâjshin,Lula lidhshnin e kokrra nuk piqshin;S’i len ferra rremat m’u përpjekë! [...]Kanë shkua, plakën prej vorrit e kanë xjerrë,N’ni ven tjetër n’dhe po ma shtien.Molla e dardha atherë janë përpjekë,Lula lidhin edhe kokrra zgjidhin,Gjithkush donte n’to po hante!(E këndoi Nue Lulashi, Kelmendas, Rrilë-Bregu i Matës, 1953)Skënderbeu me ushtrinë e tij ndodhej në fushën e Shkretës.Ushtarët, të lodhur dhe të etur për ujë, nuk mund të ecnin më. Atëherë Skënderbeu ra në gjunjë dhe iu lut Zotit. Kur ai u ngrit nga vendi ku kishte mbështetur gjunjët, buroi ujë.\127

