Page 130 - Demo
P. 130
për ngjarje historike. Legjendat për figurat historike flasin për figura historike, si: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Moisi Golemi, Lekë Dukagjini, Kokë Malçi, Gjo Besari etj. E famshme është legjenda për 90 gratë dhe vajzat krutane, të cilat, për të mos rënë në duart e armikut, u hodhën në honin e lumit Dro. Shkëmbi ku thuhet se ranë quhet Shkëmbi i Vajës. Legjendat për ngjarje historike flasin për ndërtimin a mbrojtjen e kalave, të urave, të qyteteve të ndryshme. Këto legjenda, ndryshe nga legjendat gjeofizike, trajtojnë ngjarje apo fakte historike që lidhen me themeluesit dhe ndërtuesit e kalave, urave a qyteteve, p.sh.: legjenda për grindjen mes Tomorit dhe Shpiragut është një legjendë mitologjike, pasi në bazë të saj nuk ka një ngjarje apo fakt historik.Mjeti artistik i përdorur në këtë legjendë është hiperbola, e cila i jep asaj elementin e të jashtëzakonshmes.Shkambi i SkënderbeutSkënderbeu ishte me nji fuqi të vogël në Rrajcë. Turqit, me nji fuqi të madhe, po i vinin nga lindja. Skënderbeu donte me u dalë në ballë, po i kishte pre rrugën nji shkamb. Ç’ban ai? Nxjerr shpatën e i bie shkambit fap, fap dhe e ndan më dysh. Pastaj u ra turqve dhe i prishi krejt.Shkambi duket sikur asht pre sot dhe quhet Shkambi i Skënderbeut. (Rrajcë, Librazhd)Leximi simbolik i legjendaveLegjendat janë shumë të lashta dhe si të tilla nuk na kanë mbërritur në formën e parë origjinale. Në të njëjtën legjendë shkrihen subjekte të dy a më shumë legjendave ose elemente nga subjekte legjendare të ndryshme jo vetëm vendase, por edhe të fqinjëve. Legjenda na informon për mendësinë e lashtë primitive të njerëzve që i krijuan ato.Studiuesit e sotëm, për të kuptuar domethënien e vërtetë të legjendave dhe të këngëve legjendare, lexojnë nën ngjarje, kuptojnë simbolikën dhe bëjnë interpretimin simbolik të tyre. Për të realizuar këtë, ata bëjnë klasifikimin, sistemimin dhe organizimin e përvojës dhe të veprimtarisë krijuese. Te legjendat, përrallat e mitet haset loja dhe gjuha e simboleve.Dallimi i legjendave nga përrallatKufiri mes legjendës dhe përrallës është i brishtë. Me kalimin e kohës, shumë legjenda janë shndërruar në përralla. Botimi i librit të vëllezërve Grim bëri përzierjen e përrallave me legjendat. Megjithatë, folkloristët përcaktojnë tiparet e përbashkëta dhe dallimet mes tyre. Legjendat kanë një episod. Në to mbizotëron elementi fantastik, i shprehur në figurat mitologjike, në shndërrimet e ndryshme ose në hiperbolizimet fantastike. Duke pasur si karakteristikë të tyre individualizimin dhe lokalizimin e situatave, të ngjarjeve e të personazheve, legjendat priren të përcaktojnë qartë vendin ku ndodhin ngjarjet. Kjo prirje mbart edhe funksionin kryesor të legjendës: krijimin e bindjes te dëgjuesi që legjenda thotë të vërtetën.Mësimi i metodave të të kuptuarit të gjuhës simbolike duhet të futet në shkollat e mesme dhe në universitete, njësoj si gjuhët e tjera “të huaja”. ...Në gjuhën e simboleve, përvojat e brendshme, ndjenjat dhe mendimet, shprehen si të ishin përvoja shqisash, ngjarje të botës së jashtme. E drejtuar prej një logjike të ndryshme nga ajo e zakonshmja, që përdorim gjatë ditës, pra, një logjikë ku kategori sunduese nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe shoqërimi i mendimeve, ajo është, ndoshta e vetmja gjuhë universale e krijuar prej njeriut, që ka mbetur e njëjtë për çdo qytetërim dhe gjatë gjithë historisë. Është një gjuhë që ka gramatikën e sintaksën e vet, e cila duhet mësuar, nëse dëshiron të kapësh domethënien e miteve, të përrallave dhe të ëndrrave.Erik FromSkënderbeu i mahnitur nga bukuria e një vajze që po pinte ujë në burim, e ndali ushtrinë dhe priti derisa ajo mbushi ujë. Që nga ajo kohë, burimi quhet Kroi i vashës.128

