Page 134 - Demo
P. 134


                                    LEGJENDAT DHEKËNGËT LEGJENDARE Këngët legjendareKëngët legjendareKëngët legjendare janë këngë që thuren rreth një legjende. Ato janë krijuar ose në lashtësi, ose në periudhën e krishterimit. Te këngët legjendare, ndryshimi i emrave të personazheve është bërë gjatë periudhës së sundimit turk.Tiparet. Këngët legjendare janë këngë të thjeshta, që rrëfejnë një ngjarje të mistershme, të çuditshme dhe fantastike. Ato nuk recitohen, nuk kërcehen, nuk kanë ndërtime strofike fikse me refrene të caktuara. Temat e tyre merren nga jeta morale dhe nga zakonet e popullit dhe lidhen me besime e zakone të lashta, me ngjarje e personazhe fantastike e legjendare. Këngët legjendare janë krijimet më të hershme, ndaj i gjejmë në shumë variante dhe të përhapura kudo, brenda dhe jashtë Shqipërisë.Karakteristikë e tyre është theksimi i disa detajeve, zbukurimi i personazheve, situata të jashtëzakonshme, rrëfimi i veçantë.Struktura. Këngët legjendare paraqiten si poema të vogla, me karakter epik dhe kanë në qendër të tyre një personazh kryesor. Ngjarja zhvillohet rreth tij, tregon fatin dhe lidhjet e tij me personazhet e tjera. Veprimi arrin një pikë kulmore dhe pastaj merr zgjidhje. Në këngët legjendare tregohen ngjarje, përshkruhen veprime, diskutohet për ato që tregohet, mbahet një qëndrim i hapur. Problemet që shtrojnë, shpjegojnë dhe vlerësojnë, kanë karakter shoqëror e njerëzor: besa, mbajtja e fjalës, zbatimi i detyrave shoqërore e familjare etj. Vëmendja përqendrohet në situata dhe imtësi që emocionojnë, si p.sh.: fatkeqësitë dhe vuajtjet e mëdha, vdekja, kujtimi i personave të dashur, lënia e amanetit të fundit etj.Llojet. Këngët legjendare ndahen në këngë të metamorfozës dhe këngë me sfond historik.a) Këngët legjendare të metamorfozës janë këngët më të hershme, te të cilat vihet re botëkuptimi primitiv i lidhur me animizmin dhe metamorfoza e dukurive dhe e objekteve të saj (shpjegimi antropomorfik i dukurive të natyrës).b) Këngët legjendare me sfond historik janë më të shumta në numër se këngët e metamorfozës dhe, për shkak të sfondit historik dhe real, mund t’u përcaktohet edhe mosha. Ato ndahen në pesë grupe të mëdha: këngë legjendare të murosjes, të vëllait të vogël, të rinjohjes, të vëllavrasjes, të ndryshme. Këngët e murosjesNë qendër të këngëve legjendare të murosjes është riti i flijimit. Në këngët tona legjendare bëhet murimi i një gruaje në kala, në urë, në manastir. Motivi qendror, riti i sakrificës njerëzore dhe fakti që sakrifica bëhet në themel të kalave, tregon se legjenda e murimit i ka rrënjët në periudhën e ndërtimit të kalave të para në vendin tonë.Riti i flijimit. Riti i flijimit vjen që nga antikiteti. Në lashtësi ekzistonte riti i sakrificës: murimi i një njeriu të gjallë në themelet e një ndërtimi, për ta bërë më të fortë dhe të qëndrueshëm. Njeriu primitiv besonte se duke sakrifikuar jetën e një njeriu, jeta që i merrej atij i shtonte qëndrueshmërinë godinës. Ky rit haset që në Testamentin e Vjetër, në legjendën iraniane të themelimit të Jerikut, në popujt e Indisë e të Afrikës. Në Animizmi është besimi sipas të cilit të gjitha qeniet dhe të gjitha sendet pa shpirt, paraqiten si qenie të gjalla me veti njerëzore që marrin pjesë me vetëdije në shtjellimin e ngjarjeve.132
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138