Page 135 - Demo
P. 135
mitet dhe në traditat e lashta fetare, hyjnitë e vënë njeriun në prova të rënda, si për të provuar besimin e tij, ashtu edhe për ta ndëshkuar për ndonjë “faj”. Zoti i Izraelit i kërkoi Abrahamit që të sakrifikonte djalin e tij Izakun, për t’i provuar besimin; në mitin grek, Agamemnoni sakrifikon të bijën Ifigjeninë, për të marrë me të mirë erën që pengonte nisjen e anijeve të akejve drejt Trojës. Historia tregohet nga Eskili (Agamemnoni) dhe Lukreci (Mbi natyrën) si simbol i mizorisë së njeriut i cili, në emër të fesë, e përdor besëtytninë si mjet për pushtet politik. Me kalimin e kohës, flijimi i njeriut mori trajta simbolike. Kjo duket në faktin që objekt i flijimit u bë gruaja si simbol i jetës dhe i pjellshmërisë, si bartëse e forcës së jetës. Në disa popuj të Evropës e të Ballkanit, në vend të një njeriu të gjallë, u bë zakon të futej në themel një fije peri ose spangoje e gjatë sa hija e një njeriu (të cilit ia matnin hijen natën, fshehurazi). Në vende të tjera u vunë në themele ndërtimesh të mëdha buste druri si ai që u gjet në Urën e Beratit, në vitin 1922. Në ditët tona, për besëtytni, bëhet flijimi i një kafshe (dashi, qengji, gjeli) dhe themelet e ndërtesës spërkaten me gjakun e kafshës së therur.Kënga e murimit është një nga këngët më tronditëse të të gjithë popujve dhe të të gjitha kohërave. Jakob GrimVARIANTET E NDRYSHME TË LEGJENDËS SË MURIMIT NË SHQIPËRI1 Murimi në kala1. I ra mjegulla Bunës (Shkodër, 106 vargje)2. Na i ra tymi Bunës (Krajë, 77 vargje) 3. Të lumët na për të madhin Zot (Malësi e Madhe, 92 vargje)2 Murimi në urë1. Tre t’hasjanë kanë ra n’Gjakovë (Shoshan, Krasniqe, 79 vargje)2. Puna e marë, mre ustallarë! (Elbasan, 42 vargje)3. Urë, moj e mjera urë (Bellovodë, Vithkuq, 41 vargje)4. Tre vëllezër Kaha Lluri (Rokë, Çamëri, 88 vargje)3 Murimi në kishë 1. Qënkshin tre vëllezër (Lin, Pogradec, 36 vargje) Legjenda e murimit në Ballkan dhe në botë. Legjenda e murimit ekziston në vende të ndryshme të botës, si: Greqi, Shqipëri, Bullgari, Rumani, Hungari, Serbi, Kroaci etj., por në asnjë zonë tjetër të Ballkanit ajo nuk është e përhapur aq shumë sa në trojet shqiptare. Megjithatë, kjo këngë e përhapur në gjithë Ballkanin përmban prurje nga shumë këngë legjendare të vendeve fqinjë që trajtojnë të njëjtën temë, prandaj nuk mund të veçohet një model i caktuar me siguri.Legjenda e Rozafës. Legjenda e murimit e tregon ngjarjen me dinamizëm e lakonizëm dhe është një nga legjendat më të vjetra e më të përhapura në folklorin tonë. Legjenda e murimit dokumentohet te Marin Barleti, i cili në vitin 1505, në veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës” flet për legjendën e themelimit të kalasë së Rozafatit. Sipas Barletit, “kjo legjendë, edhe pse nuk ka asgjë të përbashkët me subjektin e këngës, është një dëshmi me interes për ekzistencën e një tradite të tillë”. Legjenda ka pasur interpretime të ndryshme. Miti i Rozafës është parë si një mënyrë për të kuptuar e për të zbuluar thelbin dhe psikikën tonë. Studiuesit mendojnë se legjenda është krijuar jo për të përkrahur zakonin e egër, por për ta luftuar atë. Sipas tyre, ajo ka lindur në kohën kur forca e zakonit ishte dobësuar, sepse njerëzit kishin filluar ta kundërshtonin e të mos i bindeshin. Kënga legjendare nuk ka për qëllim të tregojë shenjtërinë e fjalës së dhënë nga ana e shqiptarëve. Studiues vendas dhe të huaj mendojnë se shtresa e besës është diçka që i është mbivendosur gjatë shekujve origjinalit.Legjenda e Rozafës bëhet pikë referimi e akademikut Artan Fuga në librin “Ikja nga kompleksi i Rozafës”, 2001, ku ai flet për shoqërinë shqiptare në tranzicion. Analiza 133

