Page 136 - Demo
P. 136


                                    e legjendës i jep mundësi Fugës të reflektojë për gënjeshtrën, manipulimin, mosinformimin, “të vërtetën shkatërrimtare dhe gënjeshtrën ndërtimtare”. Ai arsyeton se sikur vëllezërit e mëdhenj të mos kishin manipuluar dhe nëse vëllai i vogël do të kishte thënë të vërtetën, kalaja nuk do të ndërtohej. Pra, ndërtimi i kalasë ka në themel manipulimin, mashtrimin, mosinformimin. Për Fugën, Rozafa simbolizon vendimet jopublike, të marra sipas këshillave të të huajve (plaku i huaj, i mençur, i zgjuar e dinak), marrëveshjet e natës, që herët a vonë mund të prekin këdo. Kompleksi i Rozafës është instinkti i shkatërrimit nga fakti i mosbesimit te tjetri dhe prirja për të vendosur rregull me anë të tradhtisë dhe të sundimit mbi viktima. Sipas interpretimit psikanalitik të të ashtuquajturit “kompleks i Rozafës”, nusja e vogël u sakrifikua, sepse ishte më e reja, më e freskëta, objekt i dëshirës së kunetërve, të cilët nuk duronin dot ta donin dhe të mos e kishin, prandaj vendosën ta zhduknin.Këngët legjendare të rinjohjesMotivi i rinjohjes në folklorin botëror dhe në letërsi. Këngët e rinjohjes përshkruajnë rinjohjen ose takimin e papritur të dy njerëzve të dashur, që janë larguar nga njëri-tjetri prej një kohe të gjatë. Motivi i lashtë i rinjohjes është i pranishëm si në folklorin e vendeve të ndryshme, ashtu edhe në veprat e disa shkrimtarëve si Homeri (“Odisea”, njohja e burrit me gruan), Plauti (“Menehmët”, rinjohja e dy vëllezërve), Molieri (“Kopraci”, rinjohja e babait me vajzën dhe djalin), Duma (“Konti i Montekristos”, rinjohja e dy të fejuarve) etj. Këto këngë, sipas subjektit të tyre, ndahen në tri nëncikle: 1. Këngë të rinjohjes burrë e grua; 2. Këngë të rinjohjes motër e vëlla; 3. Këngë të rinjohjes vëlla me vëlla. Zanafilla e këtyre këngëve është humbja e kontakteve për arsye të ndryshme mes njerëzve të dashur. Në këngët legjendare shqiptare, në përgjithësi arsyeja e humbjes së kontakteve është lufta.Këngët e rinjohjes së burrit me gruan janë këngët më të njohura dhe më të përhapura të folklorit tonë. Ato këndohen në Malësinë e Veriut, Shkodër, Kukës, Dibër, Shqipërinë e Mesme dhe në shumicën e krahinave të Jugut. Variante të tyre janë: Kostandini i vogëlith, Imer Aga etj. Motivin e rinjohjes së burrit me gruan e gjejmë edhe në popujt e tjerë të Ballkanit, në folklorin rus te Bilina e Dobrinias, në folklorin e Kaukazit te përralla e Ashik Qeribit etj. Motivi kryesor i legjendës është kthimi i bashkëshortit në familje pas një kohe të gjatë. Disa studiues e krahasojnë kthimin e Ymer Agës me atë të Uliksit tek “Odisea”, disa të tjerë mendojnë se ajo i ka rrënjët tek epopeja bizantine e mesjetës, Digenis Akritas. Fabula e këngëve të rinjohjes së burrit me gruan zakonisht tregon që tri ditë pas martesës, protagonistin e thërrasin në ushtri. Bashkëshortja i jep fjalën se do ta presë nëntë vjet. Nëse ai nuk do të kthehet pas nëntë vjetësh, ajo do të martohet. Protagonisti kapet rob në luftë. Pasi kalojnë nëntë vjet, ai shikon në ëndërr sikur i martohet gruaja dhe niset me të shpejtë në vendin e tij. Duke hyrë në fshat, ai sheh nusen e tij me krushqit.Protagonisti bisedon me gruan, njihet prej saj nga shenja që ka në trup ose nga unaza e martesës; nusja ikën nga krushqit dhe kthehet me gëzim në fatin e parë.Këngët e rinjohjes së vëllait me motrën kanë disa variante dhe përmblidhen në dy grupe këngësh. Në këngët e grupit të parë, vëllai kthehet në vend të tij si ushtar a si hajdut dhe grabit të motrën pa e njohur: Olimpia dhe Vllastari, Gjino Vaku, Gjon Petrika; në grupin e dytë, ai e blen motrën nga burri i saj në treg: Ali Borxhalia, Lute Fukaraja etj. Fabula e këngëve legjendare të të dyjave grupeve flet përgjithësisht për  Plaku këshillon vëllezërit të flijojnë njërën nga tri nuset.134
                                
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140