Page 137 - Demo
P. 137
përçarjen e familjes shqiptare të shkaktuar nga sundimi i huaj. Në këngë ndërthuren edhe elemente që krijojnë një atmosferë përrallore (shpendi, stuhia që shpërthen, mbirja e bimëve në varrin e të dyve), e cila pengon incestin mes vëllait dhe motrës.Këngët e rinjohjes së vëllait me vëllanëjanë në disa variante: Siran Tin Alia dhe Arnaut Osmani dhe Milo Shini e Gjin Bardhela. Fabula e këtyre këngëve ndërtohet nga fati i dy vëllezërve që ndahen qysh fëmijë, rriten në ambiente të tjera dhe pas shumë vitesh, njihen rastësisht me njëri-tjetrin për shkak të shenjave trupore ose diçkaje tjetër.Kënga legjendare e vëllait të vogëlLegjenda e djalit të vdekur, që ngrihet nga varri dhe udhëton me kalë për t’u bashkuar me një njeri të dashur, gjendet në Evropë në folklorin rus, polak, lituan, skandinav, gjerman etj. Në letërsinë evropiane, motivi u përdor nga shkrimtari gjerman Gotfrid August Byrger në baladën e tij “Lenoren Lied” (1773), që njihet si kënga e Lenorës, por ndryshe nga variantet që hasen në Ballkan, kënga e Lenorës ka në qendër dashurinë midis dy të rinjve, e cila nuk kurorëzohet ngaqë djali vdes në luftë. Vajza e pikëlluar shkon te varri i të dashurit dhe aty ose vdes, ose shpëtohet nga kënga e gjelit në mëngjes. Variantet e ngjashme me të Lenorës hasen në të gjithë Evropën dhe në pjesën veriore të Ballkanit. Ndërsa tipi i mirëfilltë ballkanas haset në Shqipëri, Greqi, Bullgari, Rumani, Kroaci, Serbi, Maqedoni dhe tek arumunët. Kënga në Ballkan ka dy lloje: në njërin, i vdekuri ngrihet nga varri prej lotëve të nënës, ndërsa në tjetrin, prej lotëve të motrës.Shkaku i ringjalljes I. Lotët e nënës II. Lotët e motrësrumunët xgrekët xmaqedonasit xarumunët xserbokroatët xshqiptarët x xbullgarët x xStruktura e këngës legjendare. Subjekti legjendar ndërthuret me elemente dramatike. Tema e parë e këngës (ringjallja e të vdekurit) mund ta ketë origjinën në një besëtytni të vjetër, të përhapur në shumë popuj, sipas së cilës, “të vdekurin nuk e tret dheu, nëse ka dhënë një premtim dhe s’e ka mbajtur fjalën e dhënë”. Tema të tjera të këngës janë besa, martesa jashtë fisit, dashuria për familjen. Fabula e varianteve të këngës ndërtohet kështu: Vajza e një familjeje të madhe (7, 9, 12 vëllezër), me këmbënguljen e njërit prej vëllezërve (zakonisht i vogli), martohet larg. Të gjithë vëllezërit vdesin (në luftë ose nga epidemitë); nëna ose motra, duke vajtuar, kërkon nga djali që këmbënguli për martesën e vajzës, që ta mbajë fjalën e ta çojë bijën pranë nënës; djali i vogël ngrihet nga varri dhe plotëson kërkesën. Këto këngë përshkohen nga situata lirike, prekëse e tërheqëse, si: dashuria ndërmjet vëllait e motrës, nënës e vajzës etj.: Të tana gjanë mrapa e ka lanë, / Turret vllanë n’grykë me e marrë!. Variantet e këngës. Në folklorin tonë kemi katër variante kryesore të këngës legjendare të vëllait të vogël: 1. varianti arbëresh me heronj Kostandinin dhe Garentinën (Kalabri) dhe Kostandinin dhe Doruntinën (Sicili); 2. varianti i Jugut me personazhe të krishtera; Kostandini dhe Garentina135

