Page 138 - Demo
P. 138


                                    3. varianti i Shqipërisë së Mesme, që përhapet edhe në pjesën verilindore me veshje të islamizuar; 4. varianti i Malësisë së Veriut me personazh Halil Garrinë, që ka të paktën 36 variante me frymën e rapsodive. Populli ynë e këndon këtë këngë më së shumti në dasma dhe për Pashkë, për këtë arsye disa studiues mendojnë se ajo ka lidhje me ritet e martesës dhe me festat pranverore që kremtojnë ringjalljen e natyrës: Ditën e pashkës në drekë/ Çu ther një ka në fshat. Legjenda e vëllait të vogël këndohet në të gjitha trevat ku ka shqiptarë. Shumë studiues dhe shkrimtarë si I. Kadare dhe F. Arapi, janë përpjekur të nxjerrin origjinën shqiptare të këngës legjendare, duke e argumentuar me praninë e disa elementeve tipike shqiptare, si: motivi i besës, i zakoneve që përshkruhen në të, i pranisë së saj në arbëreshët e Italisë, i varianteve të shumta në gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë, por nuk është thënë ende fjala e fundit.Martesa jashtë fisit dhe besa. Sipas studiuesve, kënga ka lindur në kohën kur kishte filluar të praktikohej gjerësisht martesa jashtë fisit, e cila konsiderohej e papranueshme nga shumica e njerëzve. Pa dyshim, që një praktikë e tillë ka hasur në kundërshtimin e atyre që i konsideronin martesat jashtë fisit (ekzogamike) si shkatërrim të plotë të familjes, për shkak të mallkimit të shfarosjes (me luftë, epidemi, katastrofa natyrore) që do të zinte ata që e praktikonin. Këngët e vëllait të vogël, në këtë këndvështrim, duhen interpretuar si kundërvënie ndaj përpjekjeve të njerëzve për të praktikuar martesën ekzogamike. Studiuesit mendojnë se tema e besës është një temë më e re. Ajo do të ketë lindur atëherë kur problemi i martesave larg dhe frika e mallkimit ishin në zhdukje e sipër. Motivi i ngritjes nga varri u lidh mjaft mirë me motivin e besës, që për shqiptarin është si purteka e arit dhe më e fortë se vdekja.Variante të këngës legjendare të vëllait të vogëlZona Emri i këngës1 Arbëreshët e Kalabrisë “Kostandini e Garentina”Arbëreshët e Sicilisë “Kostandini e Doruntina”2Shqipëria e Jugut Hoshtevë – Zagori “Kënga e Dhoqinës”Vlorë, Vuno “Kënga e Dhoqinës”Arpicë, Margëlliç “Kënga e Dhoqinës”3 Shqipëria e Mesme “Hyseni dhe Merjemja”4 Shqipëria e VeriutBrut, Has “Aliu dhe Fata”Malësia e Veriut “Halil Garria”Ishulli i Lezhës “Halil Garria”Raja e Velës “Halil Garria”Krajë “Halil Garria”Ishulli i Shëngjinit “Motra me shtatë vllazën”Pukë, Fushë-Arrës “Të nan’vllazën si jan kanë”Rrëshen, Mirditë “Motra me nanë vllazën”Këngët legjendare të vëllavrasjesVariantet kryesore janë “Met ni nanë me di jetima”, “Dy vllaznt”, “Rriti nana dy jetima”.Vëllavrasja shkaktohet nga një qenie mitologjike. Struktura e këtyre këngëve është e tillë: një nënë rrit dy jetimë. Ajo i porosit që të mos gjuajnë në pyll, por ata marrin armët, shkojnë atje dhe takojnë një vajzë të bukur, e cila në të vërtetë është një qenie mitologjike (orë, zana etj.) që jeton në bjeshkë. Vëllezërit zihen për vajzën: njëri mbetet i vrarë, kurse tjetri, i penduar, vret veten. Në një variant tjetër, vëllai vret vëllanë, sepse nuk e njeh kur ai kthehet pas shumë vitesh. Në një tjetër variant, motra vret shtatë vëllezërit në malin Hajdut, sepse ata përpiqen ta rrëmbejnë.136
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142