Page 139 - Demo
P. 139
Këngë të ndryshme legjendareNë këtë grupim futen një grup këngësh legjendare që trajtojnë temën e rrëmbimit të gruas, si: “Kur leve, leve ti, vash”, “Ra ani ka mest e detit”, “Po e madhe është njajo pemë”, “Larg ma livdojshin nji vajzë”. Në këngën “Kur leve, leve, ti vash”, rrëmbimi i vajzës bëhet me dëshirën e saj, pa lejen e prindërve dhe përfundon si një legjendë e metamorfizmit: dy të rinjtë e dashuruar vriten nga vëllezërit e vajzës dhe pas vdekjes shndërrohen në: qiparis djali dhe dhi e bardhë vajza. Të sëmurët shkonin te të dyja pemët dhe shëronin plagët me gjethet e tyre. Legjenda përcjell mesazhin që dashuria nuk vdes kurrë, ajo bëhet burim jete e lumturie. S T U D I M T E K S T I Kuptojmë tekstin1. Çfarë janë këngët legjendare?2. Shpjegoni karakteristikat kryesore të këngëve legjendare, sipas pikave të mëposhtme.Forma: ______________________________________________________________Situata: ______________________________________________________________Tematika:Elementet e përdorura: ___________________________________________________Rrëfimi: ______________________________________________________________Personazhet: ___________________________________________________________3. Klasifikoni këngët legjendare sipas llojeve të tyre. Llojet Karakteristikat _____________________ _______________________________________________________ __________________________________4. Cilat janë karakteristikat strukturore të këngëve legjendare?5. Sa lloj legjendash murimi ka dhe çfarë tiparesh të përbashkëta e të veçanta kanë ato? (Nisur nga vendi ku realizohej murimi)Llojet e legjendave të murimit Të përbashkëtat Dallimet 6. Në sa nëncikle janë ndarë këngët legjendare të rinjohjes, sipas subjektit të tyre? Emërtojini ato._______________________ ______________________ __________________________7. Legjenda e djalit të vdekur, që ngrihet nga varri dhe udhëton me kalë për t’u bashkuar me një njeri të dashur, del në folklorin e disa vendeve të Evropës. Përmendni disa prej tyre.137

