Page 14 - Demo
P. 14
FOLKLORI DHE FOLKLORISTIKA Folklori dhe romantizmiMbledhësit e folklorit shqiptar gjatë Rilindjes KombëtareNë periudhën e Rilindjes shumë studiues, shqiptarë dhe të huaj, treguan interes për folklorin tonë. Një rol të madh në mbledhjen e folklorit shqiptar dhanë arbëreshët e Italisë, të cilët mblodhën dhe botuan këngë popullore shqiptare. Në grupin e arbëreshëve, mbledhës të folklorit shqiptar me një kontribut të çmuar janë: Jeronim De Rada, Gavril Dara Plaku dhe i Riu, Dhimitër Kamarda, Françesko Avati, Françesko Antonio Santori, Vinçens Dorsa etj.Arbëreshi Dhimitër Kamarda botoi këngët popullore të mbledhura nga Françesko Avati, në alfabetin grek: “Kostantini i vogëlith”, “Kostantini dhe Garentina”, “Vallja e Engjelinës”, disa këngë dasme etj.Jeronim de Rada, më 1883, botoi 72 këngë trimërie, dashurie, dasme, të cilat i mblodhi në katundet arbëreshe të Italisë dhe i botoi me titullin “Rapsodi të një poeme shqiptare”.Vinçens Dorsa, më 1847 botoi një studim për shqiptarët dhe poezinë popullore ku nxori në pah se shqiptarët kishin këngë lirike, epike, heroike, erotike, morale, tregimtare, këngë dasme, vaje, poezi gazmore etj.Zef Krispi, më 1853 botoi një numër këngësh popullore arbëreshe në librin “Kujtime historike për disa zakone që u përkasin kolonive arbëreshe të Siqelisë”.Gavril Dara Plaku mblodhi këngë folklorike, të cilat i titulloi “Këngë pleqërishte”.Gavril Dara i Riu u mbështet në këngët e mbledhura nga G. Dara Plaku, për poemën “Kënga e sprapsme e Balës”.Ndikimi nga folklori del nga motivet, heronjtë dhe tiparet e tyre, elementet e mitologjisë popullore, figurat stilistike, metrika etj.Kontributi i Thimi Mitkos, Zef Jubanit, Spiro Dines, Vinçens PrendushitNjë ndër mbledhësit më të rëndësishëm të folkloristikës shqiptare është Thimi Mitko (1820-1890), i cili botoi vëllimin “Bleta shqiptare” (1878). Kontributi i tij është shumë i rëndësishëm. Në kohën e Rilindjes Kombëtare dhe të luftërave për liri, kundër pushtimit otoman dhe kundër copëtimit të Shqipërisë, me veprën e tij ai zbuloi vetitë dhe virtytet e mëdha të popullit shqiptar dhe ndihmoi në forcimin e ndërgjegjes kombëtare. Nga ana tjetër ai nxori në dritë aftësitë krijuese të popullit shqiptar. Zef Jubani (1818-1880), botoi në vitin 1871 “Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare” me këngë trimërie, këngë dasme e ndonjë vaj. Spiro Dine (1844-1922), botoi në vitin 1908 “Valët e detit” me krijime toske e gege. Vinçens Prendushi (1885-1949) botoi në vitin 1911 “Kangë Popullore gegnishte” me material nga epika jonë historike, këngë dasme, këngë dashurie, këngë e lodra fëmijësh etj. Edhe Dora D’Istria, në vitin 1866 flet në veprat e saj për këngët popullore, por pa bërë një klasifikim të tyre.Bleta shqiptareI.a. Fjalë të moçme b. Fjalë të errëta c. Të përshëndoshura, Emra vetjakë d. Këngë të vjetra (alegorike dhe për të qeshur) dh. Këngë që këndohen në ditë të caktuara e. Këngë shqype dasmore ë. Kënka shqype jaranishte f. Gegërishte g. Kënga shqype trimërishte gj. Këngë trimërie gegërishte h. Përralla shqype II.a. Këngë të vegjlish b. Këngë dashurie c. Këngë dasme ç. Këngë të ndryshme d. Vaje dh. Balada e. Këngë historike ë. Këngë gegërishte f. Këngë të arbëresheve g. Anekdota dhe përralla gj. Fjalë të urta dhe fraza shqype h. Emra dhe llagape të arbëreshëve të Greqisë i. Një e bëme në Janinë në ditët e Ali Pashait12

