Page 141 - Demo
P. 141
LEGJENDAT DHEKËNGËT LEGJENDARE Variantet e ndryshme të legjendës së murimit në ShqipëriMurimi në kala: “Rozafati”1Tre vëllezër duan të ndërtojnë një kala, një urë ose një kishë. Ata punojnë ditë e natë, por mundi u shkon dëm: çdo mëngjes vënë re se puna e ditës së mëparshme është shembur. Dikush u këshillon vëllezërve të flijojnë në themel të ndërtesës njërën nga tri gratë e tyre: atë që do t’u sjellë bukë për drekë. Vëllezërit lidhin besa-besë të mos ua tregojnë këtë gjë grave të tyre, por dy të mëdhenjtë s’e mbajnë fjalën. Të nesërmen, dy kunatat e mëdha gjejnë shkaqe dhe nuk e çojnë bukën, ndërsa e vogla, me gjithë punët që ka, merr drekën dhe ua shpie të tre vëllezërve. Këta, ose duke gënjyer (duke e vënë të kërkojë një unazë që gjoja i ka rënë bashkëshortit poshtë) ose duke e rrëmbyer me forcë, e varrosin të gjallë në themel. Kur e rrethojnë me gurë, gruaja fatzezë kujton se po tallen me të, por kur e kupton të vërtetën e tmerrshme që po i ndodh, i shkon mendja menjëherë te foshnja dhe u lutet kunetërve t’i lënë një dritare për t’i dhënë gji fëmijës që lë jetim. Kënga mbyllet me ngritjen e themeleve dhe ndërtimin e kalasë, të urës a manastirit, pas murimit të gruas. Nëna vdes, por djali i saj rritet dhe gëzon këto vepra të mëdha që u shërbejnë të gjithëve. Mbi gjakun dhe sakrificën njerëzore lulëzon jeta e re. I ra njegulla2 Bunës, ndejt tri ditë e ndejt tri net;mbas tri ditësh e tri netsh, fryni nji freski e hollë, e naltoi-o njegullën,e naltoi der n’Valdanuz3, ku punojshin tre vëllazën4,tre vëllazën-o të krishtenë.Gjithë ditën po punojnë, gjithë natën po u rrenohet!5Shkon nji shejt-o aty pari: - Puna mbar’, o tre vëllazën!- Të mbar’ paç, o shejt i gjallë6!Ku po e shef të mbarën tonë? Ne gjith’ ditën po punojmëe gjith’ natën na rrenohet.Amanet, o shejti gjallë’’, a din gja me na kallzue?-Un’ e di, por kam gjynah.7“At gjynah hidhe mbi ne.”“A jeni të tre t’martuem? 1 Emri i kalasë së Shkodrës.2 mjegulla. Mjegulla në legjendën e murosjes simbolizon lajmëtaren e së keqes. Ajo paralajmëron se do të ndodhë diçka e pazakontë. Kur qëndron më gjatë, frika është më e madhe. 3 Valdanuz. Emër i vjetër i kodrës ku ndërtohej kalaja. Valdanuzi është një liman i vogël afër Ulqinit. Pranë tij gjenden edhe gërmadhat e një kalaje të lashtë. Në një variant përdoret emri Malduinuz, që mendohet të jetë kodra ku është ndërtuar Rozafati. Lokalizime të tilla janë të zakonshme në këngët tona të legjendës së murimit. Postriba këndon për kalanë e Drishtit; Kavaja e Lushnja për kalanë e Turrës; Elbasani për kalanë e qytetit.4 Vëllezërit në variantet shqiptare janë gjithmonë tre. Në disa variante paraqiten si ndërtues edhe 30 ose 100 ustallarë, por në qendër të legjendës janë gjithmonë tre kryeustallarë me gratë dhe punën e tyre. Tre vëllezërit te ne janë mjeshtra të zakonshëm, pa emra dhe pa ndonjë veshje historike, por ka edhe raste kur përmenden emra, si p.sh.: në variantin e Krajës, i vogli quhet Gjon, ndërsa në atë të Malësisë së Madhe quhet baca Gjergj. 139

